Lidhje

Zjarret në Kaliforni i afrohen Liqenit Taho pas evakuimit masiv


Një numër i madh zjarrfikësish u mblodhën të martën për të mbrojtur vendpushimin e njohur pranë Liqenit Taho në Kaliforni nga një zjarr i madh që detyroi evakuimin e komuniteteve në skajin jugor të vendpushimit alpin dhe nxiti paralajmërimet për komunitetet e tjera në shtetin fqinj Nevada.

Rrugët e vendpushimit të famshëm, të mbushura zakonisht me mijëra turistë gjatë sezonit të verës, ishin tërësisht të braktisura pasi shtimi i itensietit të zjarrit Caldor (zjarret marrin emrin e zonës për asye informative gjeografike) detyroi një evakuim masiv të pjesës jugore të Liqenit Taho të hënën dhe shkaktoi një trafik disa orësh. Parkimet e hoteleve që përbëjnë arterien kryesore të qytetit ishin bosh.

Në një qendër evakuimi në Nevada, Lorie Major tha se kishte paketuar një çantë në përgatitje për t'u larguar dhe ishte në një dyqan ushqimor kur mori alarmin e evakuimit në telefonin e saj.

“I thashë vetes, Lorie mbaje veten. Është koha për t’u larguar”, tha ajo të martën nga qendra ku janë strehuar të evakuuarit në Gardnerville të shtetit Nevada.

I nxitur nga erërat e forta, zjarri Caldor u përhap përtej dy autostradave kryesore duke djegur kabina malore ndërsa shkrumboi shpatet në pellgun Tahoe. Disa dhjetëra helikopterë dhe avionë po hedhin mijëra litra ujë nga ajri, tha të martën zëdhënësi i zjarrëfiksëve Dominic Palito.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për kushte kritike të motit që ushqejnë zjarret deri të mërkurën për shkak të erërave të forta, lagështisë shumë të vogël dhe shkurreve jashtëzakonisht të thata.

XS
SM
MD
LG