Lidhje

Shtohet numri i të vdekurve nga uragani Ida


Numri i të vdekurve nga uragani Ida u rrit të shtunën, gati një javë pasi stuhia goditi Luizianën, ndërsa janë shtuar dy viktima të tjera mes të evakuuarve nga shtëpitë për të moshuarit në mesin e të vdekurve të konfirmuar, thanë autoritetet.

Shtetet verilindore amerikane e filluan këtë fundjavë feste (Amerika shënon festën e Ditës së Punës) duke kërkuar nëpër mbeturinat dhe rrënojat e lëna nga përmbytja vdekjeprurëse që u mori jetën më shumë se 44 njerëzve dhe ndaloi transportin publik në Qytetin e Nju Jorkut. Agjencitë e transportit kanë premtuar që disa linja publike do të rifillojnë të funksionojnë të martën. Në Luiziana njoftohet se nëntë vetë kanë humbur jetën.

Jugu regjistroi temperatura të larta ndërsa ndërprerja e energjisë ka lënë më shumë se një milion njerëz pa elektrecitet dhe ka detyruar shumë njerëz të presin në radhë të gjata për karburant për gjeneratorët elektrikë.

Njoftimet e fundit për vdekjet në Luiziana janë mes banorëve të evakuaar nga shtëpitë e pleqve dhe të strehuar në një depo të Famullisë Tangipahoa, ndërsa kanë filluar hetimet pas raportimeve për kushtet e rënda.

XS
SM
MD
LG