Lidhje

Beteja për të shpëtuar brigjet nga ndryshimet klimatike


FILE - A flooded road on Hatteras Island, N.C., is shown after Hurricane Irene swept through the area, cutting the roadway in five locations, Aug. 28, 2011. Flooding caused by rising sea levels may end up costing U.S. coastal communities as much money and

Komunitetet bregdetare po përpiqen t’i qëndrojnë larg shkatërrimin nga ndryshimet klimatike, duke i ngritur lart shtëpitë e tyre apo përdorur teknologji që njofton për ngritjen e nivelit të ujit. Por në një përiudhësi kjo kur rreziqet janë shumë të mëdha po shihen mundësitë për hapa më radikalë.

Qyteti Norfolk i shtetit të Virxhinias, renditet i dyti në vend për nga rritja e nivelit të ujrave të oqeanit.

Beteja për të shpëtuar brigjet nga ndryshimet klimatike
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:38 0:00

Baticat po transformojnë bregdetin e tij. E gjitha për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Rreshjet gjithnjë e më të shpeshta dhe më të dendura në sasi kanë rritur rrezikun e përmbytjeve duke detyruar banorë sikurse Nina Olander, të kërkojnë mbeshtetje financiare nga qeveria federale për ta ngritur shtëpinë e tyre mbi një platformë druri.

"Na u tha se mund të kushtojë rreth 450 mijë dollarë për ta ngriturshtëpinë. Ndërkohë kemi tetë muaj që jemi jashtë saj e na duhet të paguajmë kredinë e shtëpisë, qirane në anën tjetër apo edhe të tjera gjëra”, thotë ajo.

Dhe kjo është vetëm një prej shtëpive të këtij qyteti.

Në muajin gusht, Presidenti Joe Biden miratoi tre miliardë dollarë për të ndihmuar në zbutjen e dëmeve nga ndryshimet klimatike.

Një shumë e pashembullt për programet e Agjencive Federale të Menaxhimit të Emergjencave.

"Po investohet vërtet shumë nga të madh nga Agjencive Federale të Menaxhimit të Emergjencave dhe ushtria për të menaxhuar infrastrukturën tonë bregdetare, si dhe agjencia e autostradave federale me synimin për mbrojtur infrastrukturën tonë në të ardhmen", thotëTrevor Meckley, Shkencëtar, Administratës Oqeanike dhe mbi Atmosferën

Por nuk bëhet fjala vetëm Shtetet e Bashkuara. Rritja e nivelit të detit është një kërcënim global.

"Azia Juglindore veçanërisht, është një pikë e nxehtë e ekstremeve që shënon niveli i detit. Është një kombinim i të dy ndryshimeve, dinamikës së akullit në tokë dhe zhytjes së tokës të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor", thotë Nadya Vinogradova-Shiffer, NASA

Evropa dhe Kina pësuan përmbytje historike këtë verë.

Shkencëtarët fajësojnë për këtë ndryshimet klimatike.Në Norfolk, Derek Loftis i Institutit të Shkencave Detare të Virxhinias dhe zyrtarët e qytetit po përdorin teknologjinë, një rrjet prej 50 sensorësh, për të paralajmëruar banorët mbi nivelet e ujit dhe përmbytjet.

"Ata e masin atë mbi sipërfaqen e ujit, në ura zakonisht të cila ndodhen mbi kanalet ujore. Për të transmetuar të dhëna teknologjia funksionon me celular me internet të fortë në vend të satelitëve çka e mban koston e ulët” ", thotë Derek Loftis, Instituti i Shkencave Detare në Virxhinia.

Qyteti po instalon edhe pompa më të mëdha dhe gjithashtu po përdorur beton e hekur për të zgjatur një mur që ndihmon në rast përmbytjesh, deri ne qendër të qytetit.

Krahas kësaj, një projekt prej 112 milione dollarësh synon të mbrojë lagjet historike.

"Bëhet fjalë për ndërtimin e një pengese që ngjan me argjinaturën, e që ka në përbërje të tij dhe, bar e bimësi mbi të dhe rreth saj”, thotë Kyle Spencer, qyteti Norfolk

Punimet shkaktojnë çdo ditë zhurmë pranë shtëpisë së Terri Wade-Stancil.

Uraganët e kanë përmbytur oborrin e shtëpisë së tij. Në kushte kur kompania e siguracionit mund te mbulojë vetëm një pjesë të kostos ai po përpiqet për një zgjidhje afatgjatë të problemit.

"Duhet parë përfitimi aftagjatë, fakti që kur të përfundojnë do të jetë një vend më i mirë për të jetuar. Tani është një dhimbje koke (nga) zhurma, apo fakti që vlerat e pronës kanë rënë për shkak të gjithë kësaj që ka ndodhur", thotë Terri Wade-Stancil, banor i zonës.

Ndoshta. Ndryshimi i klimës aktualish po bëhet aq shumë problematiksa të gjitha këto metoda, burimet natyrore, teknologjia, betoni, ndoshta nuk do të jenë të mjaftueshme.

"Do të ketë nevojë për t'u larguar nga brigjet në një terren më të lartë. Disa komunitete nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë sepse ndodhen shumë poshtë. Mendoj se kjo është diçka që në 50 vitet e ardhshme do të na duhet ta pranojmë", thotë Joe Rieger, e Projektit lumi Elizabeth

Një raport i ri nga komisionit ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike ka nxjerr një "alarm për rrezik të lartë" mbi planetin.

Në raport paralajmërohet ndër të tjera, se zhvillime që ndodhin çdo njëqindvjet lidhur me nivelin e detit do të ndodhin shumë më shpesh.

Ata që do të vujanë më shumë janë vendet më të varfra, por në fakt nuk kursehet asnjë.

"Nuk është se vendet e pasura mund t'i shpëtojnë këtij problemi. Ata thjesht mund ta shtyjnë edhe pak më shumë sepse kanë burime për të ndërtuar mure, e marrë masa si këto. Ne duhet të përshtasim zgjidhje për të mbrojtur njerëzit që po vdesin aktualisht për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike dhe e gjithë kjo duke shkuar paralelisht me përpjekjet më të mundimshme të mundshme për të zvogëluar emetimin e gazit karbonik në atmosfere”, thotë Michael Oppenheimer i komisionit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.

Kohët e fundit Shtetet e Bashkuara janë angazhuar të zvogëlojnë me 50 % emetimin e gazit karbonik deri në vitin 2030. Një konferencë globale që mbahet në muajin nëntor në Glasgow të Skocisë do të kërkojë më shumë përgjigje mbi këtë çështje. Por për komunitetet bregdetare në të gjithë botën, duket se koha po mbaron.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG