Lidhje

Shqiptarët në Mal të Zi përkujtojnë 20 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA


Shqiptarët në Mal të Zi përkujtojnë 20 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:55 0:00

Këshilli Kombëtar, si institucioni më i lartë i shqiptarëve në Mal të Zi, përkujton përvjetorin e 20-të të sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.

Me këtë rast kryetari Faik Nika, thotë se KNSH do të nis diskutimet për vendosjen e pllakës përkujtimore të 11 shtatorit në Mal të Zi.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, këtë vit ose vitin që vjen, do të jap nismën për vendosjen e një memoriali përkujtimor për viktimat e 11 shtatorit, e në veçanti të atyre që ishin me origjinë shqiptare nga Mali i Zi”, tha zoti Nika.

11 shtatori dhe sulmet mbi kullat binjake vranë edhe tre shqiptaro-amerikanët, të cilët ishin me prejardhje nga Mali i Zi, Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj, prandaj kjo ngjarje vazhdon të ketë një ndikim të fuqishëm jo vetëm në kujtesën amerikane, por edhe në ndjenjat e shqiptarëve në Mal të Zi.

Ky është një moment që do të mbesë gjatë në memorien e shqiptarëve e posaçërisht të shqiptarëve në Mal të Zi, pasi në ato momente të gjithë ne që kemi familjarë dhe të afërm në mërgim, pasi dihet se shqiptarët nga këto treva kanë diasporën më të madhe në SHBA, ishim të brengosur dhe të stresuar për fatin e tyre. Dhe si pasojë vdiqën tre shqiptaro amerikanë, që atë ditë punonin në Kullat Binjake”, tha zoti Nika.

Edhe forcat politike shqiptare në Mal të Zi në vazhdimësi e kujtojnë këtë ngjarje me dhembje të madhe për viktimat e shkaktuara nga aktet terroriste.

Në këtë kuadër Komuna e Tuzit, të shtunën në mbrëmje, do ta përkujtojë 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.

XS
SM
MD
LG