Lidhje

 Biden, takim me udhëheqësit e biznesit për vaksinimin e punonjësve


Biden
Biden

Presidenti amerikan Joe Biden takohet të mërkurën me drejtuesit e korporatave për të diskutuar vaksinimin e punonjësve kundër COVID-19, ndërsa infeksionet në mesin e të pavaksinuarve në Shtetet e Bashkuara po rriten.

Presidenti Biden tha të enjten se Departamenti i Punës po planifikonte të vendoste një kusht për vaksinimin e punonjësve ndaj kompanive që kanë të paktën 100 punonjës. Ai tha se kompanitë duhet ta bëjnë vaksinimin të detyrueshëm për punonjësit ose të paktën testimin javor për Covid-19.

Rreth 100 milionë punonjës do të ndikohen nga kjo masë, tha presidenti.

Rregullat e reja të vaksinimit dhe testimit janë pjesë e një fushate më të gjerë nga administrata e Presidentit Biden për të kontrolluar përhapjen e variantit ngjitës Delta të koronavirusit. Ky variant po shkakton një rritje të infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve në Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse vaksinimi është falas dhe i disponueshëm, vetëm 55% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht, thuhet në një raport të Qendrës Kërkimore të Koronavirusit në Universitetin Johns Hopkins.

Biden dhe drejtuesit e biznesit do të takohen në ndërtesën e Eisenhower pranë Shtëpisë së Bardhë. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se drejtuesit që do të marrin pjesë në takim janë nga kompani që tashmë e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e tyre.

Ndërsa Tryeza e Rrumbullakët e Biznesit dhe disa grupe të tjera biznesi mbështesin kërkesën e Presidentit Biden për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin, disa ligjvënës republikanë kanë kërcënuar të padisin administratën e zoti Biden, duke argumentuar se Presidenti e ka tejkaluar autoritetin e tij.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se shpresonte se takimi do të shërbejë "si një nxitje për më shumë biznese në të gjithë vendin që të zbatojnë masa të ngjashme".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG