Lidhje

Blinken mbron marrëveshjen për nëndetëset me Australinë


From left, Australian Minister of Defense Peter Dutton, Australian Foreign Minister Marise Payne, Secretary of State Antony Blinken, and Defense Secretary Lloyd Austin pose for a group photograph at the State Department in Washington, Thursday, Sept. 16,

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia njoftuan një pakt të ri të sigurisë, sipas të cilit Australia do të furnizohet me nëndetëse amerikane me energji bërthamore në një përpjekje për t’iu kundërvënë Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit. Kina e ka dënuar marrëveshjen dhe Franca ka shprehur zemërimin e saj pasi Australia braktisi një marrëveshje të saj për nëndetëset me Parisin.

Blinken mbron marrëveshjen për nëndetëset me Australinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin mirëpritën sekretaren e jashtme të Australisë dhe atë të mbrojtjes në selinë e Departamentit të Shtetit për të shprehur mbështetjen për partneritetin e tyre të ri trepalësh të mbrojtjes, të njohur si "AUKUS", pjesë e të cilit është edhe Britania.

"Iniciativa e parë në kuadër të marrëveshjes së re “AUKUS” është ambicia jonë e përbashkët për të mbështetur Australinë të pajiset me nëndetëse me energji bërthamore", tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Marrëveshja zemëroi Kinën dhe Francën. Pekini tha se ajo minon paqen dhe stabilitetin rajonal.

Franca ka vite që po punonte për një marrëveshje për të pajisur Australinë me nëndetëse konvencionale, që operojnë me naftë dhe zyrtarët e lartë në Paris thanë se veprimi i Shteteve të Bashkuara ishte një "goditje pas shpine". Ata thanë se Uashingtoni madje nuk ishte konsultuar me Parisin për këtë çështje.

"Është një zhgënjim i madh, veçanërisht pasi të gjitha ekipet kanë punuar për pesë vjet për të siguruar zbatimin e duhur dhe mbarëvajtjen e kësaj kontrate të madhe, e cila do t'i siguronte Australisë 12 nëndetëse konvencionale, siç ishte kërkuar", tha ministrja franceze e mbrojtjes, Flornce Parly.

Sekretari Blinken u përpoq të zbuste zemërimin në Paris, duke thënë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Evropa të përfshihet në përpjekjet në Paqësor.

"Franca, në veçanti, është një partner jetik për këtë dhe shumë çështje të tjera, në të cilat ajo është angazhuar për një kohë të gjatë në të kaluarën, por që kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen", tha ai.

Ministri australian i mbrojtjes u përpoq të shpjegonte atë që ndodhi me Francën, duke thënë se marina e Australisë u ka thënë atyre se ata kishin nevojë për nëndetëse me energji bërthamore në vend të nëndetëseve konvencionale.

"Kështu që ne analizuam se cilat opsione ishin në dispozicion për ne. Francezët kanë një version, i cili nuk është superior ndaj atij të ofruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania", tha ministri australian i mbrojtjes, Peter Dutton.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin iu drejtua Kinës.

"Për çështjen e Kinës, më lejoni të theksoj se kjo marrëveshje, kjo marrëdhënie nuk vë në shënjestër askënd, qëllimi i saj është të ndihmojë në përmirësimin e bashkëpunimit tonë trepalësh dhe aftësive tona në të gjitha fushat", tha ai.

Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se marrëveshja për nëndetëset me energji bërthamore tregon se Kina mund të ketë shkuar shumë larg në presionin ndaj Australisë dhe të tjerëve në rajonin e Indo-Paqësorit.

“Që këto tre vende të përqëndrohen vërtet në përpjekjen për të thelluar më tej bashkëpunimin mes tyre dhe ndarjen e aftësive teknologjike në fushën ushtarake në rajonin e Paqësorit, është një mesazh se ata e marrin seriozisht kërcënimin kinez", thotë Julian Ku nga Universiteti Hofstra.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ishte gjithashtu i pakënaqur me marrëveshjen dhe tha se kjo është një kujtesë e fortë se Evropa duhet ta bëjë përparësi çështjen e autonomisë së saj strategjike, duke thënë se “kjo tregon se ne duhet të mbijetojmë vetë”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG