Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve voton për financimin e qeverisë amerikane deri në dhjetor 


FILE - In this June 14, 2021, file photo the U.S. Capitol is seen in Washington as the House and Senate return to work. Congress is hunkered down, grinding through an eight-week stretch as the president’s Democratic allies in the House and Senate try to…
FILE - In this June 14, 2021, file photo the U.S. Capitol is seen in Washington as the House and Senate return to work. Congress is hunkered down, grinding through an eight-week stretch as the president’s Democratic allies in the House and Senate try to…

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një masë për të financuar qeverinë deri në fillim të dhjetorit, në të cilën përfshihet edhe pezullimi e kufirit të borxhit federal, ofrimi i ndihmave për zonat e goditura nga fatkeqësitë natyrore dhe ndihmën për refugjatët.

Dhoma e Përfaqësuesve voton për financimin e qeverisë amerikane deri në dhjetor
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:11 0:00

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, e miratoi masën me 220 vota pro dhe 211 kundër, në një votim në linja partiake.

Qeveria federale përballet me një mbyllje të pjesshme nëse Kongresi nuk miraton buxhetin ose një masë të financimit të qeverisë deri më 30 shtator, dita e fundit e vitit fiskal.

"Pezullimi i kufirit të borxhit është gjithashtu thelbësor për përmbushjen e detyrimeve financiare në kohë. Mungesa e kësaj mase do të shkaktonte një katastrofë ekonomike, jo vetëm këtu por në të gjithë botën, dhe kjo rezolutë për vazhdimin e financimit të qeverisë, përfshin një masë të tillë", tha kryetari i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Steny Hoyer.

Projektligji tani shkon në Senat, ku udhëheqësi republikan Mitch McConnell tha se ai nuk është i gatshëm të ndihmonte në shlyerjen e borxheve të kaluara në një kohë kur Presidenti Joe Biden po përgatitet ta rrisë borxhin me një projektligj "të pamatur" që përfshinë rritjen e taksave dhe shpenzimeve qeveritare.

"Tavani i borxhit do të ngrihet, siç duhet të ndodhë gjithmonë, por ai do të ngrihet nga demokratët", tha senatori McConnell.

"Republikanët po përpiqen të hanë pa paguar nga një vendim me përmasa historike. Kryetarja Pelosi dhe unë kemi hapur një rrugë për të miratuar me përgjegjësi një rezolutë për ta mbajtur qeverinë të hapur dhe për të pezulluar kufirin e borxhit deri në dhjetor të vitit 2022. Kjo është në përputhje me afatin e nevojshëm të parashikuar në paketën financiare dypartiake prej 908 miliardë dollarësh, e cila u mbështet nga 40 republikanë dhe senatori McConnell. Ajo u miratua kur Trump ishte president, kur McConnell ishte udhëheqës i shumicës, me mbështetjen e demokratëve. Pra, kjo rritje e borxhit që ne po kërkojmë është e zotit Trump", tha senatori Chuck Schumer, kryetar i shumicës në Senat

Ndërsa pezullimi i kufirit të borxhit i hap rrugën qeverisë që të përmbushë detyrimet e saj financiare, republikanët argumentojnë se kjo gjithashtu do të lehtësonte rritjen e nivelit të shpenzimeve në muajt e ardhshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG