Lidhje

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë ankesën e Listës Serbe për zgjedhjen e qeverisë së Kosovës


Gjykata Kushtetuese e Kosovës hodhi poshtë ankesën e Listës Serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës lidhur me ndarjen e ministrive për partitë e komuniteteve pakicë në qeverinë e Kosovës.

Më 29 mars , Lista Serbe dorëzoi një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke kërkuar përfaqësim më të gjerë të saj në qeverinë e kryeministrit Albin Kurti. Zyrtarët e saj thanë se ankesa “sfidon vendimin e parlamentit për zgjedhjen e qeverisë në Prishtinë, më 22 mars, 2021, me të cilin popullit serb i është dhënë vetëm një ministri, ndonëse duheshin dy”.

Në qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, Lista Serbe që ka dhjetë deputetë, drejton ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Sipas Kushtetutës së Kosovësnë Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë”.

Në qeverinë e zotit Kurti, e cila ka 15 ministri, tre resorë u janë ndarë pakicave kombëtare: ministria për Komunitete dhe Kthim drejtohet nga Goran Rakiç nga Lista Serbe; ministria për Zhvillim Rajonal nga Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, dhe ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nga Elbert Krasniqi, nga radhët e komunitetit egjiptian.

Në të kaluarën Lista Serbe drejtonte më shumë ministri dhe mbante edhe një post zëvendëskryeministri, duke qenë pjesë e koalicioneve qeverisëse. Por, në qeverinë e kryeministrit Kurti, ajo nuk është pjesë e koalicionit.

Gjykata Kushtetuese tha se “vendimi i kontestuar i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë nuk është nxjerrë në kundërshtim me paragrafët 3 dhe 5 të nenit 96 të Kushtetutës”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG