Lidhje

Lirohet drejtuesja e Huaweit pas marrëveshjes me SHBA-në


Huawei Technologies Chief Financial Officer Meng Wanzhou enters the B.C. Supreme Court for a hearing in Vancouver, British Columbia, Canada September 24, 2021. REUTERS/Jesse Winter
Huawei Technologies Chief Financial Officer Meng Wanzhou enters the B.C. Supreme Court for a hearing in Vancouver, British Columbia, Canada September 24, 2021. REUTERS/Jesse Winter

Zyrtarja kryesore e kompanisë kineze të teknologjisë Huawei, Meng Wanzhou, ka arritur një marrëveshje me prokurorët amerikanë për t’i dhënë fund çështjes së ngritur ndaj saj mbi praktika mashtruese për përfitime financiare. Një vendim i tillë i jep mundësi asaj të largohet nga Kanadaja, duke lehtësuar një pikë tensioni mes Kinës dhe Shtetet e Bashkuara.

Drama disa vjeçare lidhur me ekstradimin e saj ka qenë burim kryesor polemikash në marrëdhëniet gjithnjë e më të vështira mes Pekinit dhe Uashingtonit. Zyrtarët kinezë kërkonin që çështja e ngritur ndaj saj të hidhej poshtë për të ndihmuar në përfundimin e një ngërçi diplomatik mes dy fuqive më të mëdha të botës.

Por marrëveshja duket se i hap rrugë kritikave në Uashington ndaj Presidentit amerikan Joe Bide, nga ata që argumentojnë se administrata e tij po kapitullon përpara Kinës dhe një prej kompanive të saj në qendër të një rivaliteti global teknologjik mes dy vendeve.

Zonja Meng u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Vankuverit në dhjetor 2018 falë një urdhri të lëshuar nga autoritetet amerikane. Ajo u akuzua për mashtrim financiar dhe çorietim të bankës HSBC në lidhje me marrëdhëniet e Huawei me një kompani që operon në Iran, duke e vënë HSBC-në në rrezik gjobash për shkeljen e sanksioneve amerikane ndaj Teheranit.

Arrestimi i saj shkaktoi një stuhi diplomatike duke tërhoqur edhe Kanadanë në mosmarrëveshje pas arrestimit nga autoritetet kineze të dy shtetasve kanadezë, një biznesmen dhe një ish-diplomat, pak pas arrestimit të zonjës Meng. Pekini ka mohuar publikisht se arrestimet kanë qenë të lidhura me rastin.

Bazuar në informacione ekskluzive të siguruara të premten, agjencia "Reuters" njoftoi se Shtetet e Bashkuara kishin arritur një marrëveshje me zonjës Meng. Nicole Boeckmann, Prokurore në detyrë e Brooklinit, tha se zonja “Meng ka marrë përgjegjësinë për rolin e saj kryesor në një skemë për të mashtruar një institucion financiar global".

Marrëveshja lidhet vetëm zonjës Meng dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se po përgatit çështjen kundër kompanisë Huawei dhe mezi pret argumentimin e rastit në gjykatë. Një zëdhënëse e kompanisë Huawei nuk pranoi të komentojë.

Ndërkohë një person në dijeni të çështjes tha se zonja Meng ishte nisur drejt Kinës të premten në mbrëmje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG