Lidhje

Peshkatarët e Koresë së Jugut akuzojnë Kinën për shkelje të normave të peshkimit 


Chinese boats fishing in Korean waters

Kina është konsumatori më i madh në botë i ushqimeve të detit dhe flota e saj shpesh peshkon në ujërat që Koreja e Jugut thotë se janë pjesë e territorit të saj. Kur autoritetet e Koresë së Jugut përpiqen të zbatojnë rregullat ndërkombëtare, ata shpesh hasin në rezistencë të ashpër nga Kina.

Peshkatarët e Koresë së Jugut akuzojnë Kinën për shkelje të normave të peshkimit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Peshkatarët e Koresë së Jugut shohin shumë shpesh varka të vjetra në zona ndërkufitare mes dy Koreve në Detin e Verdhë, në ujërat territoriale të Koresë së Jugut, të njohur nga peshkatarët si Deti Perëndimor.

"Ka kaq shumë anije kineze peshkimi, që mblidhen pranë ishullit. Unëe urrej praninë e tyre. Shpesh nuk shkoj në anën tjetër të ishullit vetëm sepse nuk dua t’i shoh ato”, thotë Park Jai-bok nga Shoqata e Peshkimit në Ishullin Jonpjong.

Peshkatarët e Koresë së Jugut thonë se flota kineze injoron normat ndërkombëtare, duke peshkuar përtej normave të lajuara, madje duke marrë edhe peshqit që mbajnë vezë.

“Peshkatarët kinezë rrëmbejnë të gjitha gjallesat. Ne i lëshojmë ato që bien ndesh me ligjet ndërkombëtare, por kinezët marrin gjithçka, sepse ata shpesh operojnë në ujërat e dikujt tjetër. Ata kapin çdo organizëm në lëvizje, çdo formë të jetës detare", thotë Park Jai-bok nga Shoqata e Peshkimit në Ishullin Jonpjong.

Varkat kineze peshkojnë pranë kufirit detar midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut. Ata e dinë që autoritetet e Koresë së Jugut nuk mund ta kalojnë atë vijë.

Por ndjekja e këtyre anijeve mund të jetë e rrezikshme.

"Është e vështirë t'i rregullosh ato. Peshkatarët kinezë përdorin forcë brutale, dhe mbajnë në anijet e tyreshufra metalike ose armë vdekjeprurëse për të mos lejuar zyrtarët e Rojës Bregdetare të Koresë së Jugut të hipin në bordin e tyre", thotë Lim Tae-hnga Ministria e Oqeaneve dhe Peshkimit e Koresë së Jugut.

Shërbimi Korean i Zërit të Amerikës kontaktoi ambasadën kineze në Korenë e Jugut për koment zyrtar, por nuk mori përgjigje.

Në 10 vitet e fundit, autoritetet e Koresë së Jugut kanë kapur pothuajse katër mijë anije kineze që peshkonin ilegalisht. Shumë anije të tjera i kanë shmangur autoritetet.

"Përmes bashkëpunimit midis qeverive të Koresë së Jugut dhe Kinës, numri i anijeve kineze të angazhuara në peshkim të paligjshëm shënoi rënie që nga viti 2015. Por që nga viti i kaluar, peshkimi ilegal i Kinës u rrit ndjeshëm pasi monitorimi u mënjanua për shkak të masave parandaluese kundër Covid-19”, thotë zyrtari i Koresë së Jugut, Lim Tae-ho.

Ndjekja e anijeve kineze të peshkimit është e vështirë. Shumë prej tyre nuk janë të regjistruara në Kinë.

"Unë mendoj se shumica e anijeve kineze të peshkimit që operojnë ilegalisht në ujërat e Koresë së Jugut nuk mund të operojnë brenda ujërave kineze sepse ose nuk kanë marrë liçencë nga qeveria kineze, ose janë anije të paregjistruara që kanë vjedhur numrat e regjistrimit të anijeve të tjera kineze", thotë zyrtari korean, Lim Tae-ho.

Ndërsa zyrtarët e dy vendeve kërkojnë një zgjidhje, peshkatarët e Koresë së Jugut thonë se kanë parë pak përparim.

"Kur anijet e peshkimit të Koresë së Jugut i afrohen kufirit detar ose e kalojnë atë, ato ndeshen me një reagim të fortë të kinezëve. Kështu që ne acarohemi kur anijet kineze të peshkimit lëvizin lirshëm pranë kufirit”, thotë Park Jai-bok nga Shoqata e Peshkimit në Ishullin Jonpjong.

Pavarësisht shqetësimit dhe ankesave kjo gjendje ka mbetur e pandryshuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG