Lidhje

Ish-presidentin Nicolas Sarkozy dënohet me një vit burg

Former French President Nicolas Sarkozy leaves the courtroom in Paris, Monday, March 1, 2021. A Paris court on Monday found French former President Nicolas Sarkozy guilty of corruption and influence peddling and sentenced him to one year in prison…

Një gjykatë në Francë ka dënuar ish -presidentin Nicolas Sarkozy me një vit burg pasi e shpalli fajtor për financim të paligjshëm gjatë fushatës së tij për rizgjedhje në vitin 2012.

Prokurorët thanë se zoti Sarkozy shpenzoi gati dyfishin e shumës së lejuar sipas ligjit francez përpara zgjedhjeve, që u fituan nga sfiduesi i tij Francois Hollande.

Nicolas Sarkozy, i cili udhëhoqi Francën nga viti 2007-2012, mohoi të ketë shkelur ligjin. Avokati i tij tha se do ta apelojë vendimin e gjykatës.

Gjykata tha se ai mund ta vuante dënimin në shtëpi ku do të mbante një byzylyk elektronik monitorues.

Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion në një gjyq të veçantë në mars dhe u dënua me tre vjet burg, nga të cilat dy vjet janë me kusht. Ai e ka apeluar atë vendim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG