Lidhje

Koreja e Veriut bën provë të re me raketë anti-ajrore


Koreja e Veriut bëri të enjten një provë me një raketë të re anti-ajrore të sapo zhvilluar, njoftoi të premten media shtetërore KCNA. Është e fundit në serinë e saj të provave me armë, ndërsa bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çnuklearizim vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Ishte prova e dytë vetëm këtë javë pasi Pheniani lëshoi një raketë hipersonike të padukshme të martën.

Ajo ka hedhur edhe raketa balistike dhe një raketë kruz me potencial bërthamor javët e fundit.

Provat nxorrën në pah sesi Koreja e Veriut po zhvillon në mënyrë të vazhdueshme armë gjithnjë e më të sofistikuara, duke rritur rrezikun që ajo të heqë dorë nga programet e saj bërthamore dhe të raketave në këmbim të lehtësimit të sanksioneve të SHBA-së.

Akademia e Shkencës së Mbrojtjes thase raketa përmban teknologji të reja të rëndësishme.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un duket se nuk ka marrë pjesë në provën e fundit, e cila u mbikëqyr nga Pak Jong Chon, një anëtar i byrosë politike dhe Komitetit Qendror të Partisë Punëtore në pushtet.

Pheniani javët e fundit ka argumentuar se provat e armëve kanë për qëllim të rrisin aftësitë vetëmbrojtëse, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për "standarde të dyfishta" dhe "politikë armiqësore" ndaj tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG