Lidhje

Ministrat e jashtëm të SHBA dhe Francës, bisedime javën e ardhshme


Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian do të zhvillojë bisedime me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara Antony Blinken më 5 tetor, me synimin për rivendosjen e besimit midis dy vendeve, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga zyra e zotit Le Drian.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës arritën në pikën më të ulët muajin e kaluar, pasi Australia anuloi një marrëveshje të mëparshme prej 40 miliardë dollarësh për të blerë nëndetëse nga Franca, duke zgjedhur të ndërtojë të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore me teknologji amerikane dhe britanike.

Franca reagoi duke tërhequr përkohësisht ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara, megjithëse ai është kthyer tashmë në Uashington. Presidentiamerikan Joe Biden dhe ai francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar bisedime që pas tensioneve mbi marrëveshjen e nëndetëseve, duke u angazhuar të fillojnë "konsultime të thelluara" mbi marrëdhëniet dypalëshe.

XS
SM
MD
LG