Lidhje

Presidentja e Tajvanit do të premtojë mbrojtjen e sovranitetit dhe demokracisë


Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen
Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, do të zotohet të mbrojë sovranitetin dhe demokracinë e ishullit, në një fjalim të dielën me rastin e festës kombëtare të vendit, duke thënë se Tajvani përballet me sfidat më komplekse dhe më të forta se kurrë më parë, në një kohë kur janë rritur tensionet me Kinën.

Tajvani demokratik, për të cilin Kina ka pretendime territoriale, është vënë nën një presion ushtarak dhe politik në rritje nga Pekini. Këtë muaj Kina u fut disa herë zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Sipas disa pikave kyçe të fjalimit që presidentja do të mbajë drejtuar vendit, siç përshkruhet nga agjencia e lajmeve Reuters e cila ka siguruar pjesë të fjalimit, Presidentja Tsai do të shprehet se Tajvani është në vijën e parë të mbrojtjes së demokracisë dhe përballet me sfida të pashembullta, të komplikuara dhe të ashpra.

Presidentja Tsai do të përsërisë vendosmërinë e plotë të Tajvanit për të mbrojtur veten dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe do të theksojë se Tajvani nuk do të “nxitohet”. Por kur flitet për sovranitetin e vendit, nuk do të ketë kthim mbrapa, pritet të thotë presidentja.

Duke folur të shtunën më herët në Pekin, Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të realizonte “ribashkimin paqësor” me Tajvanin dhe nuk përmendi drejtpërdrejt përdorimin e forcës pas javës së tensioneve me Tajvanin që ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare.

Tajvani reagoi me zemërim ndaj fjalimit, duke thënë se vetëm populli i Tajvanit ka të drejtë të vendosë për fatet e veta. Kina refuzon të flasë me Presidenten Tsai, e rizgjedhur me një shumicë dërrmuese vitin e kaluar me premtim për t'i bërë ballë Pekinit, ndërsa Pekini e cilëson atë si separatiste.

Ajo e ka bërë forcimin e mbrojtjes së Tajvanit, pikën kryesore për administratën e saj, për të krijuar mundësinë e një frenimi sa më të besueshëm ndaj Kinës, vend i cili po shton përpjekjet për modernizimin ushtarak.

Një ditë para festës kombëtare të Tajvanit, Presidentja Tsai kaloi mbrëmjen e së shtunës në një pritje në bazën ajrore Hsinchu në Tajvanin verior, ku ajo falënderoi forcat e armatosura për përpjekjet e tyre për të mbrojtur ishullin.

XS
SM
MD
LG