Lidhje

Tiranë, OSBE thirrje mediave të angazhohen me institucionet vetë-rregulluese


Teresa Ribeiro
Teresa Ribeiro

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian, OSBE, organizoi sot në Tiranë Konferencën e 8-të vjetore për Median në Europën Juglindore.

Konferenca kishte si temë kryesore “Gazetarinë në kohë krize”, megjithatë sa i takon Shqipërisë u diskutuan vështirësitë e vazhdueshme, që janë shfaqur para krizave.

Tiranë, konferenca e OSBE-së për mediat në Europën juglindore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:11 0:00

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro, deklaroi se zyra e saj po ndiqte nga afër nismat e qeverisë shqiptare për paketën anti-shpifje si dhe vendimin e fundit për të ngritur agjencinë shtetërore të informimit.

Zonja Ribeiro i bëri sot thirrje bashkësisë së medias dhe shtypit në Shqipëri që të angazhohen më mirë e më shpejt me institucionet vetë-rregulluese të lirisë së shprehjes përpara se në këtë hapësirë të veprojnë institucionet shtetërore.

Ajo i bëri këto komente në një takim me shtypin shqiptar gjatë Konferencës VIII Vjetore për Median në Evropën Juglindore.

“Vetërregullimi është shumë i rëndësishëm për qarqet e medias. Nëse ju keni një vetërregullim të fortë, ju mund të pakësoni hapësirat për qeverinë që ajo të ndërmarrë nisma rregulluese. Kjo është është shumë e rëndësishme. Duke vepruar me vetërregullimin ju krijoni një fushë veprimi për të gjithë gazetarët, që duhet respektuar nga gjithë gazetarët. Në këtë mënyrë ju pakësoni hapësirat që autoritetet shtetërore të mund të ndërhyjnë me masa rregulluese dhe në të njëjtën kohë ju krijoni një fushë të përbashkët veprimi të njëjtë për të gjithë gazetarët. Pasi të krijoni masa të përbashkëta vetërregulluese, ju edhe duhet t’u bindeni njëlloj të gjithë gazetarët këtyre masave vetërregulluese, sepse mosbindja midis jush po ashtu krijon hapësira për të ndërhyrë autoritetet” - theksoi zonja Riberio.

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Teresa Ribeiro, u shpreh se problem kryesor që e shqetësonte ishte siguria e gazetarëve.

“Siguria e gazetarëve është në krye të shqetësimeve të mia. Siguria e tyre është detyra ime kryesore, sepse ne kemi nevojë që shërbimet e gazetarëve të mbërrijnë tek publiku, falë një informimi të saktë, që e forcon demokracinë. Siguria është e para, por ka edhe shumë probleme të tjera. Kur them siguria, nuk e kam fjalën vetëm për sigurinë fizike të tyre gazetarëve, por mendoj edhe për sigurinë e tyre ligjore, për kushtet e tyre të punës” - u shpreh zonja Ribeira.

Zyra e OSBE-së për lirinë e medias, tha zonja Ribeiro, po ndjek nga afër edhe nismën e qeverisë për të ashtu-quajturën paketa kundër keq-informimit. “Komisioni i Venecias ka dalë me një Opinion lidhur me këtë paketë, dhe zyra e OSBE-së shpreson që qeveria të përmbushë dhe të respektojë opinionin e Venecias për këtë çështje” - theksoi ajo.

OSBE po vëzhgon nga afër gjendjen e shtypit dhe vështirësitë e gazetarëve në Shqipëri, tha përfaqësuesja e kësaj organizate për lirinë e medias.

Organizata po ndjek nga afër edhe shqetësimet e fundit lidhur me nismën e qeverisë për të krijuar një agjenci të vetën për infomimin, tha ajo.

Por ka shumë rëndësi që vet gazetarët ta vazhdojnë informimin e publikut me lehtësi dhe pa pengesa, sepse agjencia, sipas shpjegimeve zyrtare, nuk është një mënyrë për të kontrolluar informimin publik, por është një mënyrë për të shpërndarë informimin publik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG