Lidhje

Kina thotë se testoi anije kozmike dhe jo raketë


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian

Kina mohoi të hënën se kishte kryer një provë rakete hipersonike, duke thënë se në të vërtetë testoi një anije kozmike të ripërdorshme.

Komentet nga Ministria e Jashtme erdhën disa ditë pas një raporti të gazetës “Financial Times” që thoshte se Kina kishte testuar në gusht një raketë hipersonike me aftësi bërthamore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian tha se teknologjia e anijes kozmike mund të zvogëlojë kostot dhe të sigurojë një mënyrë të përballueshme që njerëzit të shfrytëzojnë në rrugë paqësore hapësirën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin nuk pranoi të komentonte të hënën mbi raportin, por tha gjatë një vizite në Gjeorgji se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë nga afër zhvillimin nga Kina të sistemeve të armëve të avancuara.

Për këtë raport u përdorën të dhëna nga Associated Press, AFP dhe Reuters.

XS
SM
MD
LG