Lidhje

Incidenti gjatë xhirimeve, aktori Alec Baldwin godet aksidentalisht për vdekje drejtoren e fotografisë 


Aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau drejtoren e fotografisë si dhe plagosi regjisorin, teksa po xhirohej një film në Nju Meksiko, njoftuan autoritetet e zbatimit të ligjit.

Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin jugperëndimor të SHBA, ku Baldwin luan rolin kryesor.

“Halyna Hutchins dhe Joel Souza u qëlluan pasi një armë e përdorur për filmin u shkrep nga Alec Baldwin,” njoftuan autoritetet me një deklarate.

42-vjeçarja Hutchins u transportua në spital me helikopter, por nuk mundi të mbijetojë.

Santa Fe
Santa Fe

Ndërkohë regjisori i filmit, 48-vjeçari Souza është në spital në gjendje të rëndë.

Asnjë akuzë nuk është ngritur deri tani për aktorin amerikan në lidhje me këtë incident, ndërsa në pyetje po merren dëshmitarët.

Në rastin kur zhvillohen xhirime filmash ka rregulla të rrepta mbi përdorimin e armëve (armë skenike) por historia ka treguar se incidente kanë ndodhur.

Plumbat e përdorur në industrinë e filmit janë të modifikuar. Kur arma e përdorur për xhirime shkrepet, zakonisht nuk del predha por materiale si pambuk, letër apo dyll.

Megjithëse nga këto armë nuk del predha goditëse, ato mund të jenë të rrezikshme sepse veshja e përdorur për të mbledhur barutin mund të shkaktojë dëme serioze, madje edhe vdekje.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press prodhimi i filmit “Rust” u ndal pas incidentit.

XS
SM
MD
LG