Lidhje

Goditet krimi i organizuar në hapësirën kibernetike 


Zyrtarët e Departamentit amerikan të Drejtësisë thonë se kanë arrestuan 150 persona nën dyshimet për tregtimin e drogave të paligjshme, duke përfshirë opioidet me receta mjeku të falsifikuara dhe kokainë. Rrjeti përdorte pjesën e fshehtë, apo të errët të hapësirës kibenetike.

“Jemi këtu për të ekspozuar ata që përodrin rrjetet e padukshme të internetit për të shitur tableta vrasëse në mbarë botën. Falë bashkëpunimit të organeve ndërkombëtare të ligjit, 150 trafikantë droge, që përdornin hapësirën e errët kibernetike janë arrestuar në disa ve de, përfshirë 65 në Shtetet e Bashkuara", thotë Lisa Monaco, Zëvendës Prokurore e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara.

Arrestime janë bërë në Australi, Britani, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Hollandë dhe Zvicër. Hetimi 10-mujor i quajtur operacioni “HunTor” që ka marrë nofkën e programeve të koduara kibernetike, rezultoi në sekuestrimin e 243 kilogramëve drogë, përfshirë amfetaminë, kokainë dhe opioide, që kapin vlerën e më shumë se 31 milionë dollarëve.

Hetuesit thanë se ato prodhoheshin kryesisht në laboratorë në Meksikë duke përdorur kimikate të importuara nga Kina. Prokurorët gjithashtu vunë në shënjestër edhe tregtarët e drogës që operonin laboratorë shtëpiak për të prodhuar pilula kundër dhimbjeve.

Agjencia evropiane e rendit, Europoli, bashkëpunoi me ekipin e Departamentit amerikan të Drejtësisë kundër drogave dhe një ekip të posaçëm që lufton krimet në internet. Zyrtarët amerikanë thanë se hetimet vazhdojnë dhe se priten arrestime të tjera.

XS
SM
MD
LG