Lidhje

Kurti: Nuk ndjehem i rrezikuar


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se nuk ndjehet i rrezikuar, pasi që një natë më parë ai u shoqërua me masa shtesë të sigurisë pas njoftimeve për një kërcënim ndaj tij.

“Së pari nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time “, tha kryeministri Kurti.

Të mërkurën mbrëma zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, "si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse", tha ai, por pa dhënë më shumë hollësi rreth natyrës së kërcënimit.

"Kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha zëdhënësi Kryeziu.

Policia nuk komentoi zhvillimet ndërsa mediet vendase thanë se kërcënimi është bërë në rrjetet sociale nga një llogari e paqartë në të cilën "është premtuar një shumë parash për siç thuhet, "vrasjen e kryeministrit Kurti".

XS
SM
MD
LG