Lidhje

Rreziqet e ndryshimeve klimatike ndaj planetit tokë


Premtimet globale për të ulur sasinë e gazeve që shkaktojnë efektin serë janë vetëm një pjesë e hapave që duhen ndërmarrë për të parandaluar katastrofën nga ngrohja globale. Ky është paralajmërimi i Kombeve të Bashkuara, para takimit të rëndësishëm të nivelit të lartë mbi klimën COP26 në Glasgou të Britanisë, javën që vjen, gjatë të cilit udhëheqës botërorë do të përpiqen të gjejnë një emërues të përbashkët mbi veprimet për të luftuar ngrohjen globale.

Rreziqet e ndryshimeve klimatike ndaj planetit tokë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:56 0:00

Në takimin e nivelit të lartë për klimën në Paris në vitin 2015, udhëheqësit botërorë ishin zotuar se nuk do të lejonin që ngrohja globale të ngrihej më shumë se 1.5 gradë Celsius krahasuar me nivelet para-industriale.

Por këto premtime nuk përputhen me politikat e tyre, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar të martën.

Raporti paralajmëron se angazhimet e reja për të reduktuar gazet e çliruara në prag të samitit të Glasgout, do t’i pakësojnë ato vetpm gazrat që shkaktojnë efektin serë vetëm me 7.5 për qind deri më 2030, krahasuar me premtimet e mëparshme. Për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius duhet një ulje prej 55 për qind e çlirimit të tyre.

“Deri tani, kemi dëgjuar mbështetje politike për plane amicioze por veprimet konkrete ende mungojnë. Ndërsa ne po arrijmë vlerat e ngrohjes në 2.5 deri 3 gradë celsius në vend të 1.5 deri në 2”, tha Petteri Taalas, Sekretar i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë.

Çfarë nënkupton kjo për planetin dhe njeriun? Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në intensitetin e shkallës së nxehtësisë.

Një raport i fundit nga organizata Catham House llogariti se në botë, në këtë shekull vdekjet e të moshuarve nga shkaktarë që lidhen me të nxehtin janë shtuar për 54 për qind, duke arritur në 296 mijë vdekje më 2018.

“Presim që rreth 400 milionë njerëz të përballen me valë nxehtësie në një nivel që do ta kenë të pamundur të punojnë në mjedise të hapura”, thotë shkencëtari Daniel Quiggin.

Valët e nxehtësisë dhe thatësirat kanë ndikuar shumë edhe në sigurinë globale të ushqimit. Dështimet e të korrave dhe shtimi i sëmundjeve, siç ishte murtaja e karkalecave në lindje të Afrikës vitin që shkoi, çoi në rritje të çmimeve.

“Gjatë 30 viteve të ardhshme, kërkesa për ushqim do të rritet 50 për qind për shkak të numrit të njerëzve në planet, por edhe pritjeve për të ngrënë më shumë mish, veçanërisht në vende si Kina dhe Azia Juglindore. Njëkohësisht, ne vlerësojmë që rendimentet dhe të korrat të bien për 30 për qind”, thotë zoti Quiggin.

Temperaturat e larta shkaktojë stuhi më të forta tropokale dhe përmbytje. Në periudhë më të gjatë, shkrirja e akullnajave do të rris nivelet detare, duke rrezikuar qytetet bregdetare.

Ndryshimet e mëdha klimatike sjellin edhe thatësira më të ashpra dhe më afatgjate. Shkencëtarët thonë se kombet e pasura duhet të përmbushin premtimin e tyre të vitit 2015 për të ndihmuar financiarisht vendet e varfra në luftimin e ndryshimeve klimatike.

“Pasojat e vazhdueshme dhe të mëdha që shohim nga thatësira, valët e nxehtësisë, problemet bujqësore sjellin pasiguri ushqimore për të gjithë dhe shkaktojnë sëmundje. Është e nevojshme që financat e vendeve. Ka një interes që paratë e premtuara nga shtetet e fuqishme, ato 100 miliardë dollarët në vit të premtuara në Paris dhe më herët, të fillojnë të shpërndahen. Në këto momente, kjo nuk po bëhet”, thotë zoti Quiggin.

Ndërsa udhëheqësit botërorë përgatiten për Glasgou, ndikimet e klimës përr planetin dhe njeriun po rriten dhe po bëhen gati të pariparueshme.

A mundet që përveç angazhimeve aktuale, të arrihet një marrëveshje e re globale për uljen e emetimeve? Organizatori i samitit - kryeministri britanik Boris Johnson – dha vlerësimin e tij të hënën.

“Jam i shqetësuar, sepse mund të shkojë keq. Mund të mos arrijmë marrëveshjen që na duhet. Është shumë vështirë”, tha ai.

Shkencëtarët thonë se rezultatet e samitit në Glasgou do të ndikojnë tek secili prej nesh në planetin Tokë.

XS
SM
MD
LG