Lidhje

SHBA sanksione ndaj disa kompanive, mbështetën programin e dronëve të Iranin


Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi për sanksione ndaj individëve dhe kompanive që dyshohet se kanë marrëdhënie me një rrjet kompanish të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Departamenti tha në një deklaratë të premten se këta individë dhe kompani "kishin siguruar mbështetje kritike" për programin e dronëve të Teheranit. Sipas Departamentit të Thesarit, ata kanë ndihmuar në dërgimin e dronëve iranianë tek "Hezbollahu, Hamasi, Kata'ib Hizballahu, Hutitë dhe në Etiopi."

"Përhapja e mjeteve ajrore pa pilot (UAV) të Iranit në të gjithë rajonin kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar," tha në deklaratë zëvendës Sekretari i Thesarit, Wally Adeyemo. "Irani dhe militantët e tij kanë përdorur UAV për të sulmuar forcat amerikane, partnerët tanë dhe transportin ndërkombëtar. "Departamenti i Thesarit tha se kishte vënë sanksione ndaj shtetasve iranianë Yousef Aboutalebi, Saeed Aghajani, Abdollah Mehrabi dhe Mohammed Ebrahim Zargar Tehrani. Edhe dy biznese iraniane, Kimia Part Sivan Company LLC dhe Oje Parvaz Mado Nafar Company, u sanksionuan.

Irani nuk komentoi menjëherë mbi sanksionet, të cilat ngrijnë prona që mund këto objekte mund të kenë në Amerikë dhe ndalojnë amerikanët të bëjnë biznes me ta.

XS
SM
MD
LG