Lidhje

Zgjedhjet për guvernator të Virxhinias reflektojnë politikën kombëtare amerikane


Gara gjithnjë e më ngushtë për postin e guvernatorit në Virxhinia ka tërhequr vëmendje kombëtare dhe po shihet si referendum për programin e Presidentit Joe Biden. Republikani Glenn Youngkin po fiton terren ndaj demokratit Terry McAuliffe, ndërsa votuesit përgatiten të votojnë të martën në shtetin që vitet e fundit ka zgjedhur demokratë.

Zgjedhjet për guvernatorin e Virxhinias
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:36 0:00

Ish-Presidenti Barack Obama, Zonja e Parë Jill Biden dhe vetë Presidenti Joe Biden, emrat më të njohur të demokratëve ishin pjesë e fushatës në Virxhinia në mbështetje të guvernatorit Terry McAuliffe, i cili po garon për një mandat tjetër.

Glenn Youngkin, i cili drejton një nga firmat më të mëdha të kapitalit privat në vend, është kandidati republikan që për herë të parë futet në një garë politike.

Glenn Youngkin
Glenn Youngkin

Po pse demokratët po angazhojnë figurat kryesore për këtë fushatë?

“Që nga fundi i viteve ‘70, hera e vetme që partia që drejtonte Shtëpinë e Bardhë fitoi guvernatorin e Virxhinias ishte viti 2013, kur Terry McAuliffe, kandidati demokrat fitoi me rezultat mjaft të ngushtë. Përndryshe, votuesit e Virxhinias gjithmonë kanë votuar për partinë që nuk e kishte Shtëpinë e Bardhë“, thotë Kyle Kondik nga Qendra Politike e Universitetit të Virxhinias.

Nga ana tjetër demokratët po përpiqen t’i shmangen prirjes që partia e Presidentit të ri të zgjedhur zakonisht humbet vende në zgjedhjet e ardhshme për Kongres.

Kështuqë të dyja partitë po përdorin Virxhinian për të provuar se cilat strategji politike mund të funksionojnë më 2022.

Në vitin 2020, zoti Biden mposhti ish Presidentin Trump në Virxhinia me një dallim prej 10 për qind. Prandaj demokratët po përpiqen ta krahasojnë zotin Youngkin me zotin Trump.

"Fushata e demokratit McAuliffe u përpoq ta kthente në avantazhin e vet një takim të fushatës së republikanit Youngkin, ku ai vetë nuk merrte pjesë, por ku foli Steve Bannonin, njeri i afërt me zotin Trump. Vetë Trump e vlerësoi lart kandidatin Youngkin. Sidoqoftë, mund të them se kandidati republikan nuk po garon me mbështetjen e Trumpit edhe pse ai ka folur mirë në disa raste për presidencën e tij. Ai ka thënë se është i lumtur që ka mbështetjen e ish presidentit. Por Youngkin nuk e ka vënë theksin shumë tek një gjë e tillë”, tha zoti Kondik.

Republikani Youngkin po mundohet ta vërë theksin tek arsimi dhe se kush vendos se çfarë mund të mësohet në shkolla.

“Republikanët e panë këtë si mundësi të mirë për ta përdorur kundër McAuliffe, një temë që vetë zoti McAuliffe u mundua ta shmangte. Kjo tregon se fushata e tij e sheh këtë çështje si problematike”, thotë zoti Kondik.

Prania e Presidentit Biden në një tubim të zotit McAuliffe është një matës politik për vitin 2022, pasi sondazhet tregojnë se mbështetja për të po bie nën 50 për qind.

“Nëse Youngkin arrin të fitojë, para gjithçkaje tjetër, kjo do të ishte falë Presidentit Biden dhe partisë demokrate, jo më shumë se falë faktorëve të tjerë”, përfundon zoti Kondik.

Sondazhet tregojnë se McAuliffe dhe Youngkin i pret një garë e ngushtë në zgjedhjet e 2 nëntorit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG