Lidhje

Biden: ShBA rikthehet në tryezën e diskutimeve për klimën


Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike në Glasgou të Skocisë, Presidenti amerikan Joe Biden kërkoi falje për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e vitit 2015 për klimën në Paris gjatë administratës së paraardhësit të tij Donald Trump. Zoti Biden tha se ShBA tani është rikthyer në tryezë për të udhëhequr luftën ndaj ndryshimeve klimatike. Por mbetet e paqartë se sa mund të ofrojë në këtë drejtim administrata e tij.

Biden: ShBA rikthehet në tryezën e diskutimeve për klimën
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Aktivistë për klimën të maskuar si udhëheqës botërorë u mblodhën në Glasgou në afërsi të vendit ku po zhvillohet samiti për klimën i Kombeve të Bashkuara. Ata thonë se vendet e pasura që shkaktojnë ndotje nuk po bëjnë mjaftueshëm për uljen e nivelit të gazit karbonik që shkakton efektin serrë.


"Ajo që na duhet është veprimi”, thotë Danny Sriskandarajah, shefi ekzekutiv i organizatës “Oxfam”.

Kjo është pikërisht ajo që po premton Presidenti amerikan Joe Biden.

“Ne do t’i dëshmojmë botës se Shtetet e Bashkuara jo vetëm që janë kthyer në tryezë, por shpresojmë të udhëheqim me fuqinë e shembullit tonë”, thotë ai.

Zoti Biden shprehu keqardhjen e tij për mungesën e ShBA-së në bisedimet globale për klimën gjatë administratës Trump

“Kërkoj falje për faktin se ShBA gjatë administratës së fundit u tërhoq nga marrëveshjet e Parisit dhe sigurisht se tani jemi në pozitë të papërshtatshme”, thotë presidenti amerikan.

Vendet në zhvillim, të cilat i vuajnë më së shumti pasojat e ngrohjes globale, kërkojnë nga vendet e pasura që të përmbushin premtimin për t’i ndihmuar në luftën me ndryshimet klimatike me 100 miliardë dollarë në vit.

Presidenti Biden bëri të ditur një iniciativë për të siguruar 3 miliardë dollarë çdo vit deri më 2024, si pjesë e një plani më të gjerë e financimit për klimën. Por kjo nuk dihet me siguri.

“Është e paqartë nëse ai ka mbështetjen e Kongresit për të siguruar ndihma për vendet në zhvillim që ato të përmbushin synimet mbi klimën”, tha Rachell Ellehuus nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Glasgou Presidenti Biden u takua dhe me Presidentin e Indonezisë Joko Widodo, një vend kyç në rajon që po përballet me ndikimin në rritje të Kinës.

Duke filluar prej muajit dhjetor, do të jetë Indonezia vendi që do të udhëheqë Grupin e Njëzetëshes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG