Lidhje

Mbyllet votimi për guvernator në shtetin Virxhinia

Gara për guvernator supozohej të ishte një fitore e lehtë për demokratët, por gjërat ndryshuan. Anketat tregojnë se demokrati Terry McAuliffe, i cili ka shërbyer në atë post nga viti 2014 deri 2018, është në garë të ngushtë me republikanin Glenn Yungkin. Republikanët nuk kanë fituar postin e guvernatorit të Virxhinias që nga viti 2009.

Kandidati republikan Gleen Youngkin bëri çmos që të mbante larg fushatës ish-Presidentin Donald Trump. Gara për guvernatorin e Virxhinias mes demokratit Terry McAuliffe dhe republikanit Youngkin po ndiqet nga afër si një tregues i mundshëm për zgjedhjet e e mesmandatit për Kongres vitin që vjen. Duket se strategjia e republikanit Youngkin ka patur efektin e synuar.

Shumica e votuesve në Virxhinia thonë se kanë pikëpamje të pafavorshme ndaj ish-presidentit, por kandidati republikan për guvernator vlerësohet më mirë.Sipas një sondazhi nga Associated Press, rreth gjysma e të anketuarve kanë opinion të favorshëm ndaj kandidatit republikan.

Ekonomia u rendit si çështja kryesore për shtetin e Virxhinias, pasuar nga koronavirusi dhe arsimi. Votuesit ishin të ndarë në opinionet e tyre mbi punën e Presidentit Joe Biden.

Votimet e së martës janë më të rëndësishmet që kur zoti Biden mundi zotin Trump vitin e kaluar. Zgjedhjet në Virxhinia shihen gjerësisht si barometërpër zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin amerikan vitin që vjen. Rezultati gjithashtu mund të ofrojë një panoramë të përgjithshme për të hartuar planet e fushatave zgjedhore në shtetet e pavendosura.

Të dy kandidatët mbajtën aktivitetet përfundimtare të fushatës të hënën në periferi të Virxhinias. Zoti McAuliffe në muajt e fundit ka pësuar ulje në sondazhe. Është e njëjta periudhë kur edhe mbështetja për presidentin Joe Biden ra nga 50 për qind në pak më shumë se 40 për qind.

This item is part of
XS
SM
MD
LG