Lidhje

Republikani Glenn Youngkin, guvernatori i ardhshëm i Virxhinias


Republikani Glenn Youngkin fitoi ndaj demokratin Terry McAuliffe, në garën për postin e guvernatorit në shtetin e Virxhinias me 51 për qind të votave kundrejt 48 për qind sa mori zoti McAuliffe. Kjo garë ishte në qendër të vëmendjes pasi shihej edhe si një referendum i mbështetjes popullore për vitin e parë të mandatit të Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Republikani Glenn Youngkin, guvernatori i ardhshëm i Virxhinias
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:14 0:00

Republikani Glenn Youngkin fitoi garën për guvernator të Virxhinias, duke u bërë republikani i parë pas 12 vitesh që fiton postin më të lartë në këtë shtet.

54 vjeçari Youngkin mposhti demokratin Terry McAuliffe me një rezultat të ngushtë duke fituar 51 për qind të votave.

Kjo shënon një kthesë të madhe në shtetin që së fundmi kishte prirje demokrate dhe ku Joe Biden kishte fituar me një diferencë prej 10 për qind në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar kundër Donald Trumpit.

Ky rezultat e shton shqetësimin e demokratëve për votimet e vitit të ardhshëm për Kongres, aty ky demokratët kanë një shumicë të vogël të cilën edhe mund ta humbasin.

“Së bashku do ta ndryshojmë trajektoren e këtij shteti. Ne do ta fillojmë ndryshimin në ditën e parë“, tha zoti Youngkin para mbështetësve të tij.

“Të gjithë ne meritojmë të aspirojmë për të ardhmen, të ëndërrojmë dhe më pas të arrijmë premtimin e madh të Virxhinias”, shtoi zoti Youngkin, i cili premtoi angazhim të menjëhershëm për përmirësimin e shkollave dhe uljen e taksave.

Demokrati Terry McAuliffe përmes një komunikate për media pranoi humbjen ndërsa i uroi fitoren guvernatorit të ri.

“Jam krenar që në këtë fushatë luftuam për vlerat në të cilat besojmë thellësisht”, thotë zoti McAliffe.

Republikani Youngkin, politikan i ri dhe ish drejtues i një firme të kapitalit privat, arriti të përfitojë nga apatia e dukshme në mesin e votuesve kryesorë demokratë të lodhur nga zgjedhjet që shiheshin si të domosdoshme për t’u fituar.

Një garë tjetër e ngushtë ishte ajo e New Jersey-t mes guvernatorit demokrat Phil Murphy dhe republikanit Jack Ciattarelli. Rezultati i ngushtë në një shtet që ka 1 milionë më shumë demokratë se republikanë, ishte një tjetër sinjal paralajmërues për Partinë Demokrate.

Këto zgjedhje dhe rezultatet e tyre ishin parë si prova e parë politike për Presidentin Joe Biden, që nga marrja e drejtimit të Shtëpisë së Bardhë.

Administrata e tij është vënë në qendër të kritikave tëvazhdueshme muajt e fundit, qoftë për tërheqjen kaotike nga Afganistani, sfidat e daljes nga pandemia dhe një program legjislativ që rrezikon të ngecë në Kongres.

XS
SM
MD
LG