Lidhje

Frikë për një valë të re infektimesh, nis vaksinimi i hapur në Kosovë


Nga e premtja procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë kryhet pa lënë një takim, në të gjitha qendrat e vaksinimit në vend. Autoritetet po përpiqen të rrisin numrin e të vaksinuarve.

Frikë për një valë të re infektimesh, nis vaksnimi i hapur në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:06 0:00

Një vendim i tillë u mirëprit edhe nga ambasada amerikane në Prishtinë, e cila përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter e cilësoi këtë një lajm shumë të mirë.

Megjithatë në qendrën e vaksinimit në Prishtinë gjatë ditës nuk pati numër të madh të të interesuarve për vaksinim.

Në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 është i lejuar për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeç e lart. Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë deri tash 737 mijë e 475 qytetarë janë vaksinuar më dy doza, ndërsa ditët e fundit është shënuar rënie e madhe e numrit të të infektuarve.

Por, të premten Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike paralajmëroi mundësinë e një vale të re infektimesh edhe në Kosovë, e cila do të përkeqësonte situatën epidemiologjike që, siç thuhet në njoftim, vazhdon të jetë e paqëndrueshme pavarësisht rënies së numrit të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19.

“Kjo do të mund të paraqesë mbingarkesë të re për sistemin shëndetësor dhe për profesionistët shëndetësor, për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19”, thekson ky institut në njoftimin e tij, ku kërkohet kujdes dhe mosgrumbullim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se Evropa është sërish në epiqendër të pandemisë së koronavirusit dhe se kontinenti po përjeton rritje prej më shumë se 50% të numrit të infektimeve. “Përvoja e Evropës është shenjë paralajmëruese për botën”, thanë zyrtarë të kësaj organizate.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se ka rrezik të përkeqësimit të situatës, posaçërisht nga përhapja e variantit Delta, që sipas tyre vazhdon të jetë dominues.

Aktualisht sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë janë gjithsej 440 raste aktive me COVID-19, që paraqet përmirësim të situatës epidemiologjike duke pasur parasysh se të njëjtën ditë të muajit të kaluar ishin gjithsej dy mijë e 44 raste aktive, ndërsa në ditën e njëjtë të muajit shtator ishin regjistruar 26 mijë e 534 raste aktive.

Gjatë muajit tetor në Kosovë janë regjistruar gjithsej 660 raste të të infektuarve me COVID-19, 24 veta kanë humbur jetën nga pasojat e kësaj sëmundjeje ndërsa 3 mijë e 61 janë shpallur të shëruar.

Të premten u regjistruan 14 raste të reja ndërsa nuk u shenua asnjë rast i vdekjes nga pasojat e COVID-19ës.

XS
SM
MD
LG