Lidhje

Ish presidenti Obama në samitin e OKB-së për klimën


Former U.S. President Barack Obama sits next to Nima Tisdall from Denmark, right, and Rachid Ennassiri from Morocco during a roundtable meeting at the COP26 U.N. Climate Summit in Glasgow, Scotland, Nov. 8, 2021.

Ish-presidenti amerikan Barack Obama, tha në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Glasgow të Skocisë, se udhëheqësit botërorë "nuk kanë bërë sa duhet" për të trajtuar krizën klimatike. Ai fajësoi rivalët amerikanë Kinën dhe Rusinë për atë që ai e quajti një "mungesë të rrezikshme urgjence" në uljen e emetimeve të gazrave që shkatërrojnë klimën.

Ish presidenti Obama tha se shumica e vendeve nuk arritën të përmbushin angazhimet e marra në marrëveshjen Parisit të vitit 2015 për klimën.


“Shumica e vendeve kanë dështuar të jenë ambicioze sa duhet. Angazhimet që u ndërmorën në Paris gjashtë vjet më parë nuk janë realizuar në mënyrë uniforme. Më duhet të pranoj se, ishte veçanërisht shkurajuese të shihja drejtuesit e dy prej emetuesve më të mëdhenj të gazit në botë, Kinës dhe Rusisë, të refuzonin të merrnin pjesë në samit. Dhe planet e tyre deri tani pasqyrojnë atë që duket të jetë një mungesë e rrezikshme dhe një vullnet për të ruajtur status quo-në”, tha zoti Obama.

Ish presidenti tha se ekonomitë e përparuara si Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të udhëheqin botën për këtë çështje, por po ashtu duhet të bëjnë edhe Kina, Rusia dhe India.

Kina është emetuesi më i madh i gazit të karbonit në botë. Në një deklaratë për konferencën javën e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje vendeve të tjera që të "rrisin bashkëpunimin" dhe të veprojnë për objektivat klimatike, por vetë Xi, nuk ndërmori asnjë angazhim të ri.

Shtetet e Bashkuara janë emetuesi i dytë më i madh i gazrave që shkaktojnë efektin serrë pas Kinës.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se në të gjithë globin, shumica dërrmuese e njerëzve e shohin ndryshimin e klimës si një emergjencë që kërkon veprime radikale. Por disa sondazhe në javët e fundit kanë sugjeruar gjithashtu se kur njerëzve u thuhet se cilat mund të jenë kostot për ta frenuar ngrohjen globale, ata ngurrojnë të mbajnë mbi supe barrën financiare.

XS
SM
MD
LG