Lidhje

Qymyri, mjet mbijetese për të varfërit në Indi


Indian laborers load coal into a truck in Dhanbad, an eastern Indian city in Jharkhand state, Friday, Sept. 24, 2021. (AP Photo/Altaf Qadri)

Ndërsa nevojat e Indisë për energji pritet të rriten me shpejtësi, Nju Delhi përballet me një zgjidhje të vështirë që do të ketë pasoja për gjithë botën. Në parashikimet më optimiste, një pjesë e kërkesës për energji do të duhet të plotësohet nga energjia e qymyrit - një burim kyç i emetimeve të karbonit që ndikon në ngrohjen globale.

Qymyri, mjet mbijetese për të varfërit në Indi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:02 0:00

Në disa pjesë të Indisë, ekonomia është shumë e varur nga qymyri. Vendasit, që jetojnë në qytetin lindor Xharia në shtetin Xharkand, thonë se nuk do të mbijetonin dot pa të.

Burra, gra dhe fëmijë të vegjël mbledhin me duar qymyrin e bollshëm.

Anil Chowhan thotë se fiton rreth 50 rupi (0,67 dollarë) për një thes qymyri.

Ai dhe gruaja e tij përdorin paratë për të dërguar tre fëmijët e tyre në shkollë.

Qymyri në Xharia është i lirë, sigurohet lehtë dhe mban gjallë më të varfërit e komunitetit.

"Qymyri është mënyra e vetme që mund të ushqej familjen time, përndryshe do të vdisnim nga uria. E shihni si po jetojnë, në dimër pa rroba. Çfarë duhet të bëj më parë nëse nuk kemi qymyr, t'i ushqej apo t'i mbaj ngrohtë?", thotë Lacho Debi, banor i zonës.

Në samitin e OKB-së për klimën në Glasgow të Skocisë, kryeministri indian Narendra Modi njoftoi se vendi i tij do të synojë të ulë çlirimin e gazeve që shkaktojnë efektin serrë deri në vitin 2070.

Objektivat afatshkurtëra të Indisë për vitin 2030 përfshijnë rritjen e kapacitetit aktual të energjisë elektrike me lëndë djegëse jo-fosile në 500 gigavat, përdorimin e energjisë së gjelbër për të përmbushur gjysmën e nevojave të saj dhe reduktimin e çlirimit të karbonit me 45%.

Por ka 27 milionë njerëz pa qasje tek energjia elektrike në Indi. Vendi ka nevojë të ndërtojë rrugë dhe shtëpi, ndërsa nxehtësia ekstreme po rrit kërkesën për ajër të kondicionuar.

Për të përmbushur këto nevoja, India do të duhet të ndërtojë një sistem energjetik me përmasat e atin që mbulon gjithë Bashkimin Evropian.

I pyetur për qymyrin, ministri indian i mjedisit Bhupender Yadav tha se vendi nuk ka plane të menjëhershme për ta hequr atë gradualisht.

XS
SM
MD
LG