Lidhje

FBI mbi sulmin ndaj postës elektronike: Hakerët nuk siguruan qasje tek të dhënat


FBI-ja tha të dielën se hakerët nuk kishin arritur të siguronin qasje në asnjë të dhënë ose informacion në rrjetin e saj, një ditë pasi ata sulmuan një nga serverat e agjencisë duke dërguar me mijëra emaile të rreme.

Agjencia tha se ka rregulluar problemin që mundësoi sulmin.

Email-et e rreme erdhën nga një server që operohet nga FBI-ja, i cili ishte i dedikuar për dërgimin e njoftimeve në portalin e agjencive të zbatimit të ligjit (LEEP), të cilin FBI-ja e përdor për të komunikuar me agjencitë shtetërore dhe lokale.

FBI-ja njoftoi se email-et e rreme paralajmëronin për një sulm kibernetik dhe dukej se vinin nga një adresë e ligjshme email-i e FBI-së, që përfundonte me @ic.fbi.gov.

XS
SM
MD
LG