Lidhje

Shqetësime mbi rritjen e çmimeve të konsumit


Sen. John Barrasso
Sen. John Barrasso

Në Shtetet e Bashkuara janë rritur çmimet e një numri të madh mallrash duke bërë që të bjerë mbështetja ndaj Presidentit Joe Biden. Anketat tregojnë se amerikanët janë të pakënaqur lidhur me mënyrën se si administrata po e trajton problemin e ekonomisë. Por nga ana tjetër, zoti Biden po kërkon me ngulm miratimin e një plani prej afro 2 trilionë dollarësh për shpenzimet sociale.

Shqetësime mbi rritjen e çmimeve të konsumit
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:40 0:00

Çmimet e ushqimeve, karburantit, automjeteve e madje edhe çmimi i shtëpive janë rritur ndjeshëm. Konsumatorët po paguajnë më shumë, ndërsa ekonomia përpiqet të dalë nga situata e krijuar nga pandemia. Brian Deese, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar, thotë se inflacioni po fillon të ndihet.

Brian Deese
Brian Deese

“Inflacioni është i lartë dhe po ndikon tek shpenzimet dhe pikpamjet e amerikanëve.”

Administrata e Presidentit Biden thotë se kostot më të larta janë rezultat i mungesës së fuqisë punëtore si rezultat i pandemisë. Shtëpia e Bardhë thekson nevojën e miratimit të buxhetit për shpenzimet sociale prej afro 2 trilionë dollarësh, ku përfshihen edhe nisma për klimën. Kongresi mund të votojë këtë javë për të.

“Duam që të përmirësojmë kapacitetet prodhuese të ekonomisë, që do të çojë në uljen e çmimeve. Duam punësimin e sa më shumë amerikanëve, gjë që do të ulte trysninë ndaj çmimeve”, thotë Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar Brian Deese.

Udhëheqësit republikanë që e kundërshtojnë paketën e shpenzimeve thonë se ajo ka kosto shumë të lartë dhe se do të nxisë inflacionin. Senatori republikan John Barrasso thotë se edhe çmimet e energjisë po rriten.

“Arsyeja që çmimet do të rriten është për shkak të shpenzimeve buxhetore për energjinë dhe klimën që demokratët kanë vendosur në projektligj. Këto propozime do të rrisin ndjeshëm koston e energjisë, në një kohë kur amerikanët po paguajnë çmime të larta për të ngrohur shtëpitë, për të ngarë makinat dhe për të blerë ushqime.”

Pakënaqësia rreth situatës ekonomike po nxit zemërimin e amerikanëve ndaj administratës së Presidentit Biden. Vetëm 39% e të anketuarve e mbështesin mënyrën se si zoti Biden po e trajton ekonominë, sipas një sondazhi nga gazeta “Washington Post” dhe rrjeti “ABC News”.

XS
SM
MD
LG