Lidhje

Situatë e rëndë me koronavirus në Gjermani


Kancelarja Angela Merkel e cilësoi si dramatike situatën me koronavirus në Gjermani.

Ajo bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i shpërndarjes së dozës përforcuese, ndërsa skeptikëve të vaksinimit u tha se nuk është vonë të ndryshojnë mendje.

Situatë e rëndë me koronavirus në Gjermani
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:54 0:00

“Na duhet përparim urgjent me vaksinat. Do të doja të përfitoja nga ky rast për të bërë një thirrje. Nuk është aspak vonë që të vendosni të vaksinoheni me dozën e parë, sepse ashtu mbroni veten dhe të tjerët”, thotë ajo.

Zonja Merkel kërkoi që të shfrytëzohen përvojat e vendeve tjera.

“Izraeli dha një shembull se si mposhtet vala e katërt me dozë përforcuese. Prandaj kërkoj mbështetjen tuaj në menaxhimin logjistik, në mënyrë që të përballojmë javët e vështira që po vijnë. Po e them këtë nga shqetësimi i thellë për situatën aktuale”, thotë zonja Merkel.

Sipas Institutit për sëmundje infektive Robert Koch, rastet e reja me COVID-19 në Gjermani janë shtuar me 52 mijë e 826, ndërsa vala e katërt e pandemisë ka goditur Evropën.

Shkalla e incidencës javore për 100 mijë banorë është rritur në 319.

Distrikti Meissen, në lindje të Gjermanisë, kryeson listën e Institutit me një normë incidence shtatë-ditore prej 1.304 rastesh.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Gjermania është vendi i pestë më i goditur në botë nga COVID-19.

Nga fillimi i pandemisë, në Gjermani janë regjistruar më shumë se 5 milionë infektime dhe mbi 98 mijë vdekje.

Deri tani të vaksinuar plotësisht janë më shumë se 56 milionë banorë ose 67.7 për qind e popullësisë gjermane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG