Lidhje

Juria ende pa vendim ndaj të pandehurit për vrasjet në Kenosha


Në Kenosha të shtetit Uiskonsin juria ende nuk ka arritur të marrë një vendim pas përfundimit të gjyqit kundër të pandehurit Kyle Ritterhouse i cili akuzohet për vrasje gjatë protestave të vitit të kaluar.

Rreth dy orë pas fillimit të diskutimeve në ditën e dytë, juristët kërkuan të shohin pamjet filmike që u prezantuan në gjyq. Gjykatësi tha se do të shqyrtonte procedurat për lejimin e pamjeve filmike.

Prokurori Thomas Binger tha se juria duhet të jetë në gjendje të shikojë çdo video dhe sa herë të dojë. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Mark Richards tha se ai do të kundërshtonte pamjet filmike të marra me dron që prokurori thotë se tregojnë të pandehurin Rittenhouse duke drejtuar armën drejt protestuesve para vrasjeve.

XS
SM
MD
LG