Lidhje

Rittenhouse shpallet i pafajshëm


Kyle Rittenhouse speaks to his attorney after being acquitted of all charges in Kenosha, Wisc., Nov. 19, 2021.
Kyle Rittenhouse speaks to his attorney after being acquitted of all charges in Kenosha, Wisc., Nov. 19, 2021.

Kyle Rittenhouse u lirua nga të gjitha akuzat pasi deklaroi se po vetëmbrohej kur qëlloi me armë gjatë trazirave në Kenosha, të Uiskonsënit, duke u bërë gjyqin kundër tij një pikë të nxehtë në debatin e vendit mbi armët, vigjilencën dhe padrejtësinë racore.

Juria e mori vendimin e saj pas afërsisht 3 ditë e gjysmë shqyrtimi. Rittenhouse, 18 vjeç, mund të dënohej me burgim të përjetshëm nëse shpallej fajtor për akuzën më të rëndë kundër tij.

Ai u akuzua për vrasje, tentativë vrasjeje dhe rrezikim të sigurisë për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një të treti me një armë gjysmë automatike të stilit AR.

Të shtënat ndodhën gjatë një nate protestash për dhunën e policisë kundër një afrikano-amerikani në verën e trazuar të vitit 2020. Rittenhouse është i bardhë, ashtu sikurse dhe viktimat e tij. Juria dukej se ishte në pjesën dërrmuese me anëtarë të bardhë.

Ndërsa liroi anëtarët e jurisë, gjykatësi i qarkut Bruce Schroeder i siguroi ata se gjykata do të merrte "çdo masë" për t'i mbajtur të sigurt.

Në reagim ndaj vendimit, prokurori Thomas Binger tha se juria kishte dhënë vendimin përfundimtar.

E ëma e Rittenhouse-it, e ulur disa metra larg tij në një stol në sallën e gjyqit, gulçoi nga kënaqësia dhe filloi të qante ndërsa nëpunësi lexonte pafajësinë për pesë akuzat, duke përqafuar të tjerët rreth saj.

Guvernatori i Uiskonsënit, Mandela Barnes, i cili është afrikano-amerikan dhe një kandidat demokrat për senatin amerikan, e kritikoi vendimin e pafajësisë.

Ndërkohë, figurat politike të djathta e përshëndetën vendimin dhe dënuan çështjen e ngritur kundër Rittenhouse.

"Të gjithë ne që e dinim se çfarë ndodhi në të vërtetë në Kenosha vitin e kaluar prisnim që ky do të ishte vendimi," shkroi në Twitter ish-guvernatori republikan i këtij shteti Scott Walker. "Fatmirësisht, juria mendoi të njëjtën gjë."

XS
SM
MD
LG