Lidhje

Forcat izraelite vrasin një palestinez që plagosi katër vetë në Jeruzalem


Autoritetet izraelite thonë se një palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite pasi hapi zjarr të dielën në Jeruzalem, duke plagosur katër persona.

Gazeta Haaretz thotë se zyrtarët izraelitë e kanë identifikuar sulmuesin si 42-vjeçarin Fadi Abu Shehadam nga Jeruzalemi Lindor. Zyrtarët thonë se ky person "dihet ka lidhje me Hamasin".

Ngjarja ndodhi në një pjesë të qytetit që konsiderohet e shenjtë si nga hebrenjtë ashtu edhe myslimanët.

Zyrtarët izraelitë thonë se të paktën një nga viktimat vdiq më vonë nga plagët.

Incidenti i së dielës ishte i dyti në ditët e fundit.

Një adoleshent u qëllua për vdekje të mërkurën në lagjen e vjetër të qytetit të Jeruzalemit pasi goditi me thikë dy oficerë të policisë kufitare.

XS
SM
MD
LG