Lidhje

SHBA hedh në treg 50 milionë fuçi naftë në përpjekje për të ulur çmimet


Biden Gas Prices

Presidenti Biden udhëzoi sot hedhjen në treg të 50 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të Amerikës për të ulur çmimet e naftës, në një veprim të koordinuar me vende të tjera si Kina, India dhe Britania e Madhe.

Masat e reja synojnë të ndikojnë në tregjet globale, por po ashtu edhe tek votuesit amerikanë, që po ndeshen me rritjen e inflacionit dhe të çmimeve para festës së Falenderimeve dhe udhëtimeve të fundvitit.

Çmimet e benzinës gati janë dyfishuar krahasuar me një vit më parë.

Ligjvensësit republikanë e kanë kritikuar administratën e Presidentin Biden për rritjen e inflacionit, që kapi shifrën e 6.2 për qind në tetor, më e larta e 31 vjetëve të fundit.

Rezervat Srategjike të Naftës janë një sasi nafte që ruhet për situata emergjente si fatkeqësi natyrore apo çështje të sigurisë kombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 605 milionë fuçi nafte në rezerva.

Sipas statistikave amerikanët konsumuan 20.7 milionë fuçi nafte në ditë gjatë shtatorit. Kjo nënkupton që sasia e hedhur në treg nga rezervat është e barabartë me nevojat për dy ditë e gjysmë.

XS
SM
MD
LG