Lidhje

Mark Meadows do të dëshmojë para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për 6 janarin


FILE PHOTO - White House Chief of Staff Mark Meadows in Washington
FILE PHOTO - White House Chief of Staff Mark Meadows in Washington

UASHINGTON, 30 nëntor (Reuters) - Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit në Kapitol tha të martën se Mark Meadows, i cili shërbeu si shefi i kabinetit të ish-presidentit Donald Trump, i ka siguruar të dhëna dhe ka rënë dakord të paraqitet së shpejti për një dëshmi.

"Zoti Meadows ka qenë i angazhuar me Komisionin e Përzgjedhur përmes avokatit të tij. Ai ka paraqitur të dhëna në komision dhe së shpejti do të paraqitet për një dëshmi fillestare," tha në një deklaratë ligjvënësi demokrat Bennie Thompson, kryetar i komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për ngjarjet e 6 janarit.

Zoti Thompson nuk përjashtoi mundësinë e veprimeve të ardhshme kundër zotit Meadows. Duke vënë në dukje se paneli pret që të gjithë dëshmitarët të japin të gjithë informacionin e kërkuar që komisioni ka të drejtën ligjore të marrë, ligjvënësi Thompson tha: "Komisioni do të vazhdojë të vlerësojë shkallën e pajtueshmërisë me kërkesën tonë për dëshmi".

Zoti Trump u ka kërkuar bashkëpunëtorëve të tij që të mos bashkëpunojnë me komisionin, duke e quajtur hetimin e udhëhequr nga demokratët të motivuar politikisht dhe duke argumentuar se komunikimet e tij mbrohen nga privilegji ekzekutiv, megjithëse shumë ekspertë ligjorë thonë se parimi ligjor nuk zbatohet për ish-presidentët.

Më 6 janar, mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kapitolin në një përpjekje për të parandaluar Kongresin që të çertifikonte zyrtarisht humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden. Pak para trazirave, zoti Trumpi mbajti një fjalim para mbështetësve të tij duke përsëritur pretendimet e tij të rreme se zgjedhjet iu vodhën përmes mashtrimit të gjerë me votat dhe duke u kërkuar atyre që të shkojnë në Kapitol dhe të "luftojnë fuqishëm" për të "ndaluar vjedhjen"

XS
SM
MD
LG