Lidhje

Rihapet debati për abortin në Shtetet e Bashkuara


E drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë të mërkurën një ligj të vitit 2018 të shtetit Misisipi, që do të ndalonte shumicën e aborteve pas javës së 15 të shtatzënisë. Në pikëpyetje po vihet vendimi historik i Gjykatës së Lartë të vitit 1973, në atë që njihet Roe kundër Wade, ku thuhet se gratë gëzojnë të drejtën kushtetuese për të ndërperë shtatzëninë në gjashtë muajt e parë.

Rihapet debati për abortin në Shtetet e Bashkuara
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:39 0:00

Çështja para Gjykatës së Lartë ka të bëjë me një ligj të shtetit të Misisipit për të ndaluar shumicën e aborteve pas javës së 15 të shtatzënisë.

Por çështja ka marrë një rëndësi më të madhe, pasi prokurori i shtetit i ka kërkuar Gjykatës ta shfrytëzojë këtë rast për të shfuqizuar vendimin e saj të vitit 1973 që lejonte abortin.

Përbërja e Gjykatës së Lartë ndryshoi pas emërimit të tre anëtarëve konservatorë nga Presidenti Donald Trump. Deri më sot Gjykata e Lartë nuk i ka lejuar shtetet të ndalojnë abortet përpara javës së 24 të shtatzënisë.

Drejtoresha e një klinike abortesh në Memfis, Nikia Grayson, shpreh shqetësimin se ndryshimi i ligjit për të ndaluar abortin mund të ketë efekte negative.

“Druhemi se gratë do të ndërmarrin veprime të dëmshme për të ndërprerë shtatzëninë që mund të jetën fatale pë to.”

Në Xhakson të Misisipit, klinika e vetme e abortit është më e ngarkuar se kurrë. Ndërsa protestuesit përjashta u bëjnë thirrje grave që të mos i japin fund shtatzënisë.

Puna në klinikën e abortit është shtuar për të trajtuar gratë nga Teksasi, pas hyrjes në fuqi në atë shtet të ligjit që ndalon shumicën e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Instituti Guttmacher, një organizatë kërkimore që mbështet të drejtat e abortit, thotë se nëse bie vendimi i vitit 1973, ose dobësohet, 21 shtete kanë ligje, ose amendamente kushtetuese, që do të ndikonin në ndalimin e abortit.

XS
SM
MD
LG