Lidhje

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar viziton Shkupin

Përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, Gabriel Escobar në vizitën e tij të parë në Maqedoininë e Veriut theksoi mbështetjen e fuqishme të vendit të tij për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian; ndërsa tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me partnerët e tyre evropianë për t’u siguruar që kjo të ndodhë shumë shpejt. Zoti Escobar falenderoi autoritetet në Shkup për angazhimin e vendit të tyre dhe mbështetjen ndaj NATO-s.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar viziton Shkupin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:15 0:00

Në një konferencë shtypi me Ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, zyrtari amerikan nënvizoi nevojën e fleksibilitetit dhe të reformave të vazhdueshme që integrimi të realizohet.

“Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës; kulturalisht dhe historikisht është pjesë e Evropës si dhe ekonomikisht - pjesë e Ervropës. Ju duhet të keni një vend në tryezën e Bashkimit Evropian”, u shpreh zyrtari amerikan.

Ministri i jashtëm Osmani theksoi se “SHBA janë partneri ynë strategjik; aleat i afërt në NATO dhe përkrahës më i madh i yni që nga pavarësia e deri më sot”.

Ministri Bujar Osmani tha se tani është momenti që BE-ja të fillojë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe se kjo do të ishte një konfirmim i madh për vendin që të mbetet i përkushtuar për realizimin e reformave demokratike dhe për të përshpejtuar integrimin në BE.

Kryediplomati Osmani përshëndeti hyrjen e kompanisë amerikane Bechtel për ndërtimin e një segmenti të rëndësishëm të korridorit tetë në Maqedoninë e Veriut.

“Shpresoj se interesimi i investitorëve amerikanë për vendin tonë do të vazhdojë të rritet, duke pasur parasysh kushtet e favorshme që ofron Maqedonia e Veriut për të bërë biznes”, tha ministri.

Në takim është biseduar edhe për rolin e Maqedonisë së Veriut në OSBE dhe NATO që do të ndihmonte në zgjidhjen e çëshjtjeve sfiduese në aleancë dhe në rajon, tha zoti Escobar.

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë u prit nga zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup, të cilët i kanë theksuar atij, mes tjerash se zhbllokimi i procesit të integrimit evropian të vendit do të reflektohet në mënyrë pozitive ndaj qëndrueshmërisë së përgjithshme dhe zhvillimit të rajonit.

This item is part of

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG