Lidhje

Gjermani, socialdemokrati Olaf Scholz merr postin e kancelarit


Ligjvënësit gjermanë zgjodhën të mërkurën socialdemokratin Olaf Scholz në postin e kancelarit, duke i dhënë fund qeverisjes16 vjeçare konservatore nën drejtimin e zonjës Angela Merkel. Koalicioni i ri qeveritar pro-evropian është zotuar të nxisë investimet për mbrojtjen e mjedisit. Zyrtarisht, zoti Scholz u emërua nga presidenti dhe mori votat e parlamentit si kancelari i ri i Gjermanisë.

Gjermani, socialdemokrati Olaf Scholz merr postin e kancelarit
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:11 0:00

Gjashtëdhjetë e tre vjeçari Olaf Scholz, i cili shërbeu si zëvendëskancelar dhe ministër i financave në qeverinë e zonjës Merkel, mori një shumicë të qartë prej 395 votash, tha kryetarja e parlamentit gjerman Baerbel Bas.

“Votat pro, 395 ligjvënës”.

Në bazë të procedurave të parashikuara në kushtetutën e Gjermanisë, zoti Scholz u emërua zyrtarisht nga Presidenti Frank-Walter Steinmeier në Pallatin Bellevue, përpara se të kthehej në parlament për të marrë votëbesimin dhe bërë betimin para ligjvënësve.

Kancelari dhe koalicioni i ri qeverisës përballen me sfida të mëdha ndërsa vendi po kalon një valë të katërt infeksionesh me koronavirus.

Përmes kulturës së tij të punës dhe qëndrimeve parimore, zoti Scholz e ka pozicionuar veten si pasardhësi i natyrshëm i zonjës Merkel dhe udhëheqësi i duhur për të drejtuar Gjermaninë përmes sfidave që variojnë që nga kriza klimatike e deri tek përballja me Rusinë dhe Kinën.

Qeveria e zotit Scholz merr detyrën me shpresa të mëdha për të modernizuar Gjermaninë dhe luftuar pandeminë që ka goditur rëndë vendin.

XS
SM
MD
LG