Lidhje

Mbi 70 të vdekur si pasojë e tornadove në SHBA


Një numër tornadosh shkatërrimtare përshkoi gjashtë shtete të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar vdekjen e mbi 70 vetëve në Kentaki dhe duke rrënuar një numër të madh shtëpish dhe biznesesh përgjatë 320 kilometrasg, thanë zyrtarët të shtunën.

Tornadot e fuqishme që metereologët thonë se janë të pazakonta gjatë muajve të ftohtë, shkatërruan një fabrikë karamelesh dhe stacioneve të zjarrfikësve të policisë në një qytet të vogël të Kentakit, si edhe një azil të moshuarish në Misurin fqinjë, dhe shkaktoi vdekjen e dy punonjësve në një magazinë të kompanisë Amazon në St. Louis.

Guvernatori i Kentakit Andy Beshear tha se vala e tornadove ishte më shkatërruesja në historinë e shtetit. Ai tha se fati i 70 punonjësve në fabrikën e karameleve në qytetin Mayfield mbetet i panjohur pasi 110 vetë ishin brenda, kur ajo u rrënua.

Zoti Beshear shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka aktivizuar Gardën Kombëtare të Kentakit si edhe ka dislokuar policinë e shtetit.

Në Edwardsville, policia e Ilinoit tha në një deklaratë të publikuar në Facebook se moti i keq shkaktoi "një shembje të pjesshme të ndërtesës" së një magazine të kompanisë Amazon, ku janë konfirmuar 2 të vdekur dhe aktualisht po zhvillohet një operacion shpëtimi.

Një tornado goditi gjithashtu një azil të moshuarish në Monette në Arkansanë veriore, por nuk dihen ende përmasat e dëmeve.

Zyrtarët thanë se tornadot përshkuan të paktën pesë shtete, Arkansa, Ilinoi, Kentaki, Misisipi, Mizuri dhe Tenesi.

XS
SM
MD
LG