Lidhje

Chris Wallace lë Fox News-in për CNN-in


Chris Wallace

Gazetari veteran Chris Wallace njoftoi në emisionin e tij “Fox News Sunday” të dielën se ai po largohet nga rrjeti Fox News pas 18 vitesh pune. Ai tha se do të jetë drejtues i një emisioni të ri të kanalit CNN, që do të nisë transmetimin në fillim të vitit 2022.

Largimi i tij është një goditje e rëndë për kanalin Fox News në një kohënë një kohë kur opinionet e tij janë bërë të njohura dhe të rëndësishme për këtë rrjet lajmesh. 74-vjeçari Wallace tha se është "gati për një aventurë të re", por ai nuk dha hollësi të tjera për këtë.

Në vitin 2016, Chris Wallace u bë gazetari i parë i kanalit Fox News që moderoi një debat presidencial në Shtetet e Bashkuara. Ai më vonë ishte moderator i një debati tjetër presidencial në vitin 2020.

Chris Wallace ishte njëri nga treshja e spikatur e drejtuesve të emisioneve të drejtpërdrejta informative në Fox, që mban qëndrime të ndryshme krahasuar me ato të dy gazetarëve popullor, Tucker Carlson dhe Sean Hannity. Një gazetar tjetër, Shepard Smith u largua nga Fox News në vitin 2019. Ai drejton aktualisht një emision lajmesh në kanalin CNBC. Gazetari Bret Baier vazhdon të punojë për Fox News-in, si drejtues i njërit prej programeve të drejtpërdrejta informative të mbrëmjes, që transmetohet nga Uashingtoni.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG