Lidhje

Bujqësia urbane, një domosdoshmëri


Bujqësia urbane, një domosdoshmëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:17 0:00

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se sektori i bujqësisë emeton 10 për qind të gazeve që shkaktojnë efektin serrë në vend - një faktor që kontribuon në ngrohjen globale. Por disa fermerë urbanë në SHBA po bëjnë atë që u takon për të reduktuar emetimet e këtyre gazeve të rrezikshëm.

Në qytetet me popullsi të dendur si Uashingtoni, DC, nuk ka shumë sipërfaqe me tokë bujqësore. Bujqësia vertikale është vetëm një nga konceptet e bujqësisë urbane që u paraqit në qendrën ushqimore urbane të Universitetit të Distriktit të Kolumbisë.

"Bujqësia në mjedis të kontrolluar mund të prodhojë diku nga 3 deri në 10 herë më shumë ushqim për metër katrorë sesa një fermë tradicionale. Ne po rrisim gjithashtu prodhime në një mjedis me klimë të kontrolluar, kështu që nuk kemi aq shumë dëme nga natyra, duke zbutur nevojën për të spërkatur pesticide. Pra, prodhimet kanë lëndë ushqyese, pa kimikate në zona si kjo”, thotë Thomas Wheet me Universitetin e Distriktit të Kolumbias.

I gjithë ushqimi i kultivuar këtu u dhurohet organizatave lokale jofitimprurëse dhe atyreushqimore. Shpërndarja në nivel lokal nënkupton uljen e ndikimit mjedisor nga përdorimi i benzinës dhe mbetjet ushqimore.

“Ushqimi në Shtetet e Bashkuara shpërndahet në një rreze prej 1,500 deri në 2,000 milje. Pra në se e shton këtë kosto në ushqimin që të vjen përpara, është shumë”, thotë Leonard Githinji me Universitetin Shtetëror të Virxhinias.

Ekspertët thonë se çdokush mund të fillojë të kultivojë ushqim brenda ose jashtë shtëpive të tyre. Gjithçka që duhet është rrezet e diellit, pak hapësirë dhe pak durim. Edhe një ballkon apartamenti mund të funksionojë.

“Thjesht duhet të krahasosh çdo gjë që po rrit me sasinë e dritës së diellit që merr. Pra, nëse ke 6, 7, 8 orë dritë, atëherë mund të rritësh domate, speca. Nëse nuk po merrni atë sasi drite, duhet të fillosh të mendosh për zarzavatet si spinaqin”, thotë zoti Gjithinji.

Popullsia globale parashikohet të kalojë 9 miliardë deri në vitin 2050, dhe deri atëherë, dy në çdo tre banorë pritet të jetojë në zona urbane.

“Ne po revolucionarizojmë mënyrën e prodhimit të ushqimit, ku ta rrisim dhe sit ë kemi qasje tek ai”, thotë Thomas Wheet me universitetin e Distriktit të Kolumbias.

Duket se bujqësia urbane nuk është më një prirje e preferuar, por siç thonë këta prodhues, ajo është një domosdoshmëri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG