Lidhje

Presidenti Biden vizitë në Kentakin e goditur nga tornadot


Presidenti Biden shkon sot në shtetin e Kentakit për të para nga afër dëmet e shkaktuara nga një seri tornadosh, që u bënë shkak për vdekjen e të paktën 88 personave.

Presidenti Biden do të informohet mbi situatën dhe pritet të vizitojë qytetet Mejfilld dhe Dauson Springs, që u rrafshuan nga rreth 30 tornado që goditën 5 shtete amerikane të premten vonë në mbrëmje dhe të shtunën herët në mëngjes.

Guvernatori i Kentakit Andy Beshear tha të martën se fati i më shumë se 100 personave nuk dihet ende, shumica e tyre në Dauson Springs, një qytet me më pak se 3,000 banorë.

Të martën Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, u tha gazetarëve se Presidenti Biden dëshiron t’i dëgjojë vetë banorët e këtyre zonave dhe t'u ofrojë mbështetjen e tij të drejtpërdrejtë për rindërtimin.

Presidenti Biden ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë e natyrore në tre shtete, Kentaki, Tenesi dhe Ilinoi.

XS
SM
MD
LG