Lidhje

Kriza Rusi-Ukrainë, në qendër të takimit të udhëheqësve të BE-së


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten në Bruksel për një takim të nivelit të lartë që është i përqendruar tek shmangia e një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake ruse në Ukrainën fqinje, me paralajmërime për sanksione të pashembullta për Moskën dhe angazhimin për bisedime diplomatike. Udhëheqësit e BE-së pritet të miratojnë të enjten një deklaratë që paralajmëron se "çdo agresion i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja masive dhe kosto të rëndë si përgjigje."

Kriza Rusi-Ukrainë, në qendër të takimit të udhëheqësve të BE-së
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:25 0:00

Grumbullimi i trupave ruse në kufirin me Ukrainën është në qendër të takimit të 27 udhëheqësve të BE-së, ndërsa presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje për vendosjen e më shumë sanksioneve përpara një inkursioni të mundshëm dhe jo pasi të jetë kaluar kufiri.

Olaf Scholz, mori pjesë për herë të parë në takim si kancelar i Gjermanisë.

"Ne do të theksojmë sërish këtu sot se paprekshmëria e kufijve është një nga themelet më të rëndësishme të paqes në Evropë dhe se të gjithë së bashku do të bëjmë gjithçka që ky parim të mbetet i paprekur”, tha ai.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, tha se Rusia duhet të zbusë tensionet dhe të shmangë çdo veprim agresiv kundër Ukrainës.

“Ne, vendet anëtare të BE-së, jemi të gjithë të bashkuar për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin politik të Ukrainës. Dhe çdo veprim agresiv do të përballet me kosto më të lartë politike dhe ekonomike”, tha ai.

Kryeministri Janez Jansa i Sllovenisë e cila ka presidencën e radhës së BE-së, tha se ndoshta ekziston mundësia e negociatave mes Francës, Gjermanisë, Ukrainës dhe Rusisë. Por si të gjithë, ai shprehu shqetësim.

“Përqendrimi ushtarak veçanërisht në kufirin ukrainas me Rusinë është masiv. Nuk është diçka normale për stërvitjet e rregullta ushtarake, kështu që nuk ka dyshim që Rusia po përdor fuqinë ushtarake për të bërë presion."

Moska mohon se ka ndonjë plan për të sulmuar Ukrainën, por e ka bërë një gjë të tillë më parë në vitin 2014 kur aneksoi Gadishullin e Krimesë.

Presidenti lituanez Gitanas Nauseda tha se kërcënimi i trupave ruse në kufi me Ukrainën, ka krijuar situatën më të rëndë të sigurisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

“E kam fjalën jo vetëm për Ukrainën, por po flas për krahun lindor të NATO-s, për rajonin Baltik. Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka në dorën tonë për të parandaluar skenarin më të keq, të cilin fatkeqësisht nuk mund ta përjashtojmë."

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të mërkurën se Ukraina është e gatshme të hyjë në bisedime me Rusinë për të lehtësuar tensionet, por se presidenti rus Vladimir Putin nuk duket i gatshëm të ulet në tryezë për momentin.

XS
SM
MD
LG