Lidhje

Gjykata konfirmon masën e arrestit ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka


Në Shqipëri gjykata e Posame kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar konfirmoi sot masën e arrestit për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka

Me një karrierë të gjatë politike, dhe sipërmarrës, Leter Koka dyshohet për të paktën tre vepra penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”, lidhur me projektin e koncesionit të impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan. Sipas Prokurorisë së Posaçme, SPAK, si ish-ministër, Lefter Koka ka vepruar në shkelje të procedurave dhe ka marrë ryshfet prej afro 3.7 milionë eurosh përmes pagesave fiktive që kompanitë private të përfshira në inceneratorin e Elbasanit kanë kryer në favor të disa shoqërive të lidhura me të.

Ish ministri mohoi sot akuzat në sallën e gjyqit, duke u shprehur se ka zbatuar vetëm ligjin. Ndërsa avokati i tij, avokatit Fatmir Braka, deklaroi se momenti politik ka ndikuar në veprimet e SPAK-ut.

Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se hetimet nisën pas denoncimeve nga Partia Demokratike dhe Lëvizja socialiste për Integrim, ish partia e zotit Koka. Sot madje LSI-ja njoftoi se i ka dërguar SPAK-ut materiale shtesë në funksion të hetimit.

Përveç ish ministrit, dy urdhëra të tjerë arresti u dhanë për administratoren e kompanisë së fitoi koncensionin e Elbasanit Stela Gugalla, dhe administratorin e kompanisë që kreu punimet, Klodian Zoto, i cili zotëron dhe 70 përqind të aksioneve në inceneratorin e Fierit. Që të dy janë ende në kërkim

XS
SM
MD
LG