Lidhje

Trump padit Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut


New York State Attorney General Letitia James speaks at a press conference, in New York, Aug. 3, 2021.
New York State Attorney General Letitia James speaks at a press conference, in New York, Aug. 3, 2021.

Ish-Presidenti Donald Trump paditi të hënën Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, duke kërkuar t'i jepet fund një hetimi civil shumëvjeçar mbi praktikat e tij të biznesit që ai pretendon se janë thjesht të motivuara politikisht.

Në padinë, e ngritur dy javë pasi prokurorja James kërkoi që zoti Trump të thirrej për një dëshmi më 7 janar. Zoti Trump pretendon se hetimi për çështjet, duke përfshirë vlerësimin e pasurisë së kompanisë së tij, ka shkelur të drejtat e tij kushtetuese në një "përpjekje të fshehtë për të keqtrajtuar publikisht Trumpin dhe bashkëpunëtorët e tij”.

Në padinë ndaj prokurores James, përfaqësuese e demokratëve, flitet për "përbuzje personale ndaj zotit Trump" dhe renditen deklaratat e shumta që ajo ka bërë kundër tij në vitet e fundit, si dhe krenimin e saj me faktin se prokuroria që ajo drejton ka paditur administratën e zotit Trump 76 herë. Në një postim në Twitter gjatë fushatës së saj të vitit 2018 ajo shkruante se i kishte “sytë nga Kulla Trump” dhe se zotit Trump po “i mbaronte koha”.

“Misioni i saj udhëhiqet vetëm nga emëruesi politik dhe dëshira për të frikësuar dhe për t’u hakmarrë ndaj një qytetari privat, të cilin ajo e sheh si kundërshtar politik”, shkruanin avokatët e ish-presidentit në padinë e ngritur në emër të zotit Trump dhe kompanisë së tij.

Zonja James kishte shpallur kandidaturën për guvernatore të Nju Jorkut në fund të tetorit, por në fillim të këtij muaji, ajo e pezulloi fushatë dhe citoi hetimet në vazhdim, si arsye për vendimin e saj për të kërkuar rizgjedhjen si prokurore e përgjithshme e shtetit.

Republikani Trump, kërkon një urdhër të përhershëm që të ndalojë prokuroren James që ta hetojë atë, si dhe që ta pengojë atë të përfshihet në çdo hetim "civil ose penal" kundër tij dhe kompanisë së tij.

XS
SM
MD
LG