Lidhje

Presidenti Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden vizitë në spitalin e fëmijëve


Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden vizituan sot (e premte) në prag të Krishtlindjes, fëmijët e shtruar në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve, të cilët nuk kanë mundur të shkojnë në shtëpi për festat e fundvitit, për të shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Sipas një tradite të kahershme, zonjat e para e vizitojnë këtë spital gjatë periudhës së Krishtlindjes, por ajo që ishte suprizë ishte vizita e Presidentit Joe Biden. Shtëpia e Bardhë tha se kjo është hera e parë që një president i bashkohet festës së fëmijëve të këtij spitali.

Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden ndihmuan një grup fëmijësh që të bëjnë fenerë, pjesë e një projekti artizanal dimëror. Po kështu zonja e parë Jill Biden u lexoi fëmijëve librin "Nata e Olafit para Krishtlindjes".

Kompania ‘Walt Disney Co.’ u siguroi të gjithë fëmijëve të spitalit nga një kopje të librit që shoqërohej edhe me një faqeshënues me fotografinë e Shtëpisë së Bardhë.

Tradita vjetore e një vizite në spital nga zonjat e para daton nga Bess Truman, e cili shërbeu në këtë rol nga viti 1945 deri në 1953.

XS
SM
MD
LG