Lidhje

Rusi: Gjykata e Lartë urdhëron mbylljen e grupit të të drejtave të njeriut “Memorial”


Gjykata e Lartë e Rusisë urdhëroi të martën mbylljen e grupit më të njohur të të drejtave të njeriut në vend, “Memorial”, me argumentimin se ka shkelur ligjin që kërkon regjistrimin si agjent i huaj. Vendimi vjen në fund të një viti masash ndaj lëvizjeve opozitare dhe grupeve të të drejtave të njeriut, përfshirë burgosjen e kritikut kryesor të Kremlinit.

Rusi: Gjykata e Lartë urdhëron mbylljen e grupit të të drejtave të njeriut “Memorial”
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

Prokurorët rusë e kishin akuzuar Qendrën për të Drejtat e Njeriut “Memorial” me bazë në Moskë, për shkelje të ligjit për agjentët e huaj, duke i kërkuar gjykatës mbylljen e saj. Moska thotë se po zbaton ligjet për të penguar ekstremizmin dhe për të mbrojtur vendin nga ndikimi i huaj. Duke folur në seancën përfundimtare të martën, një prokuror shtetëror tha se Memorial kishte organizuar fushata mediatike në shkallë të gjerë që synonin diskreditimin e autoriteteve ruse, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

"Gjykata vendosi pro padisë së ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm rus për mbylljen e organizatës ndërkombëtare joqeveritare ‘Memorial’ dhe degëve të saj rajonale dhe njësive të tjera", tha anëtarja e Gjykatës së Lartë Ruse, Alla Nazarova.

Grupi ka mohuar çdo shkelje serioze dhe i ka quajtur paditë një vendim politik.

"Ne nuk jemi dakord me vendimin. Mendojmë se është i paligjshëm dhe i pajustifikuar. Këto lloj çështjesh kanë një motivim të fuqishëm politik", tha një nga avokatët e organizatës, Genry Reznik.

Ai shtoi se nuk mjaftojnë argumentat e prokurorisë për të mbyllur organizatën.

"Ne kemi të drejtë të apelojmë dhe do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për ta anuluar këtë vendim në mënyrë të ligjshme."

I themeluar nga disidentë të shquar në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik, “Memorial” fillimisht u pëqendrua tek dokumentimi i krimeve të epokës staliniste dhe kohët e fundit është shprehur kundër shtypjes së kritikëve nën Presidentin Vladimir Putin.

Autoritetet e vendosën grupin në një listë zyrtare të "agjentëve të huaj" në vitin 2015, një veprim që solli kufizime të shumta në aktivitetet e tij.

Presidenti Putin tha gjithashtu këtë muaj se organizata “Memorial” kishte mbrojtur organizatat që Rusia i konsideronte ekstremiste dhe terroriste dhe lista e saj e viktimave të represionit politik kishte përfshirë bashkëpunëtorë të nazistëve.

Pjesa më e madhe e punës së grupit Memorial është fokusuar në shtypjen e disidentëve nga organet e sigurimit sovjetik, përfshirë KGB-në ku zoti Putin ka shërbyer dikur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG