Lidhje

Mbyllet media pro-demokraci Stand News në Hong Kong


Një portal lajmesh pro-demokracisë në Hong Kong u mbyll të mërkurën pasi policia bastisi zyrat e tij dhe arrestoi gjashtë redaktorë, si dhe anëtarë e ish-anëtarë të bordit. Kjo është goditja me e fundit ndaj kundërshtarëve të autoriteteve në qytetin gjysmë autonom.

Stand News u mbyll të mërkurën pasi iu ngrinë llogaritë bankare dhe iu arrestuan redaktorët kryesorë nën akuzat se është një “publikim rebel".

Zyrtari i lartë i policisë, Li Kwai-wah këmbënguli se arrestimet nuk preknin të drejtat civile të njeriut dhe lirinë e botimit.

"Ka lidhje me sigurinë kombëtare dhe respektimin e të drejtave dhe reputacionin e të tjerëve. Ne e zbatojmë ligjin, bazuar në prova dhe ndjekim një standard shumë të lartë," tha ai në një konferencë shtypi.

Mbyllet media pro-demokraci Stand News në Hong Kong
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:34 0:00

Policia bastisi zyrat e Stand News më herët gjatë ditës pasi arrestoi gjashtë vetë përfshirë këngëtaren dhe aktivisten e njohur Denise Ho dhe ish-deputeten Margaret Ng, të dyja ish-anëtare bordi të Stand News.

Stand News, ishte një nga mediat më të njohura pro-demokracisë në qytet pasi pushoi së funksionuari gazeta pro-demokratike Apple Daily në fillim të këtij viti.

Më shumë se 200 oficerë u përfshinë në bastisje, tha policia.

Ata kishin një urdhër për sekuestrimin e materialeve sipas një ligji të sigurisë kombëtare të miratuar vitin e kaluar.

Të dënuarit mund të përballen me deri në dy vjet burg dhe një gjobë deri në 640 dollarë.

Policia bastisi shtëpinë e zëvendëskryeredaktorit të Stand News, Ronson Chan, i cili u mor në pyetje. Ai u lirua më vonë dhe u tha mediave se policia sekuestroi pajisjet e tij elektronike, kartat e bankës dhe kredencialin e shtypit.

"Stand News ka bërë raportime profesionale, nuk ka dyshim për këtë. Nuk ka rëndësi se çfarë akuzash janë bërë, asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë fakt”, tha ai.

Masat ndaj Stand News janë të fundit në një sërë goditjesh ndaj kundërshtarëve në qytetin gjysmë autonom kinez.

XS
SM
MD
LG