Lidhje

Policia e Hong Kongut akuzon drejtuesit e gazetës për “botim të një organi që nxit rebelim”


Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, i doli në mbrojtje ndërhyrjes së policisë ndaj një gazete pro-demokratike dhe arrestimit të drejtuesve të saj të lartë këtë javë. Të paktën gjashtë punonjës dhe anëtarë të bordit u arrestuan gjatë bastisjes së zyrave qendrore të gazetës “Stand News”. 200 forca policore morën pjesë në aksionin e djeshëm.

Policia e Hong Kongut tha se drejtuesit e gazetës u arrestuan nën akuzën e “ botimit të një organi që nxit rebelim”.

Përmes një deklarate që dënonconte bastisjen e gazetës, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se nuk mund të vihet shenja e barazimit mes punës së gazetarëve dhe rebelimit.

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, u tha gazetarëve se pajtohej me zotin Blinken, por tha se kishte një ndryshim të dukshëm me bastisjen e gazetës “Stand News”.

“Pajtohem se gazetaria nuk është rebelim, por aktet dhe aktivitetet turbulluese dhe nxitja e njerëzve përmes akteve dhe aktiviteteve publike nuk mund të fshihen nën maskën e raportimit të lajmeve. Duhet të jetë shumë i qartë dallimi mes gazetarisë dhe aktiviteteve rebele për të minuar sugurinë kombëtare. Ky është reagimi im ndaj incidentit të fundit.”

Policia e Hong Kongut akuzon drejtuesit e gazetës për “botim të një organi që nxit rebelim”
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:31 0:00

Disa orë pas bastisjes të mërkurën, gazeta “Stand News” njoftoi se po i jepte fund operacioneve të saj.

Mediat lokale njoftuan të enjten se kryeredaktori në detyrë Patrick Lam dhe ish-kryeredaktori Chung Pui-kuen janë akuzuar zyrtarisht për komplot për të nxitur trazira.

Autoritetet në Hong Kong kanë shtypur me dhunë forcat pro-demokratike që nga miratimi nga Kina i një ligji të rreptë të sigurisë kombëtare në vitin 2020. Ligji kinez u miratua si përgjigje ndaj protestave masive, dhe në disa raste të dhunshme, kundër qeverisë së Hong Kongut.

XS
SM
MD
LG